Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Austria në tre vendet e para për sa i përket investimeve në Shqipëri
English

Haxhinasto: Austria në tre vendet e para për sa i përket investimeve në Shqipëri

Vjenë, 13 tetor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm njëherësh Zëvendës Kryeministri Edmond Haxhinasto në kuadër të vizitës së tij në Austri u takua me Zv.Kancelarin dhe Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger. Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe u theksua fakti se bashkëpunimi politik është në nivelet më të larta. Haxhinasto tha se, “Austria është një nga tre vendet e para për sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri, duke shënuar një bazë të sigurt për një rritje të mëtejshme të investimeve austriake direkte në Shqipëri. Theksoj se bashkëpunimi ekonomik duhet të zhvillohet edhe më tej në të ardhmen”. Nga ana e dy bashkëbiseduesve u nënvizua nevoja e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në këtë drejtim si dhe për mbështetjen reciproke të kandidaturave në organizata ndërkombëtare. Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Haxhinasto i kërkoi homologut austriak mbështetjen për të mundësuar dërgimin e shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Ndërkaq homologu i Haxhinastos, Michael Spindelegger vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe siguroi edhe një herë për mbështetjen e palëkundur të Austrisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe shprehu dëshirën për ta parë sa më shpejt si vend anëtar i BE-së. a.y/NOA

Në foto: Haxhinasto me homologun austriak Spindeleger

KOMENTE