Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend, asnjë shpresë për miratimin e ligjeve që duan 84 vota
English

Kuvend, asnjë shpresë për miratimin e ligjeve që duan 84 vota

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Kuvendi shtyu sërish sot votimin e projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit dhe për të cilat opozita refuzon të japë votën. Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku njoftoi deputetët për shtyrjen sërish të votimit të këtyre pr/ligjeve duke deklaruar se kjo ndodh për mungesë të dakortësisë mes maxhorancës dhe opozitës, ashtu si ka ndodhur dhe në seancat parardhëse.

Projektligjet që po shtyhen vazhdimisht janë:

Projektligj “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”; Projektligje “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”; Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”; Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994; “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”; Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”; Projektligje “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar” si edhe Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Rrezatimet jonizuese, miratohet ligji për mbrojtjen

Kuvendi miratoi pr/ligjin "Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese". Relatori Tritan Shehu tha se pr/ligji ka ardhur i përmirësuar në përputhje me direktivat e Komisionit Euoropian, si dhe përmbush standardet që kërkohen në këtë fushë. Ai bëri thirrje për miratimin e këtij ligji. Edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi miratimin e pr/ligjit. PS kërkon rikthimin në qeveri të pr/ligji për ta përshtatur sipas standardeve te viteve të fundit, duke u mbështetur në referencat e sakta europiane

“Pr/ligji është një ndër pr/ligjet e dobëta dhe një është shembull i mirë, pse Komisioni Europian kritikon rolin e parlamentit”, tha deputeti socialist, Taulant Balla.

Olldashi – Braçe, debate për “Rrugën e Kombit”

2 vjet pas përfundimit, rruga Durrës-Kukës ka qenë sërish temë debati gjatë interpelancës që deputeti socialist, Erjon Braçe kërkoi më ministrin e Transportit, Sokol Olldashi. Duke hedhur dyshimet të forta për koston reale të kësaj rruge e veçanërisht për segmentin Rrëshen-Kalimash, Braçe deklaroi se vlera e kësaj rrugë është rritur nga viti në vit. Braçe solli në vëmendje të deputetëve të Parlamentiti të dhëna mbi kostot shtesë të rrugës Durrës-Kukës, duke pretenduar se janë paguar nga taksa paguesit shqiptarë, pa dijeninë e tyre. Ministri Olldashi deklaroi se rëndësia e kësaj rruge është më e madhe duke konsideruar përfitimet që vijnë prej saj në drejtimin e turizmit dhe të tregtisë. a.q/NOA

KOMENTE