Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minishengeni dhe Barrikadat
English

Minishengeni dhe Barrikadat

Nga Muhamer Pajaziti Dyfytyrësia politike apo e kuteve të dyfishta po mbetet një vazhdimësi e konsumuar nga politikat serbe, që tradicionalisht po ecën mbi bazën e manipulimit, falsifikimit dhe djallëzimit. Standardet e dyfishta të ndjekura me skenarë diplomatike dhe në terren, janë pjesë e politikës aktuale në Beograd. Kjo politikë e ndërthurur mirë, e vendos Serbinë në rolin e dyfishtë të “engjëllit dhe të djallit”. Beogradi para një viti nisi me promovimin e idesë së mini-shengenit në rajonin e Ballkanit, përmes ministrit të brendshëm dhe ish-pasardhësit të Millosheviçit, Ivica Daçiç. Ideja duket e kopjuar apo e përvetësuar nga një nismë e zbehur, e nxitur dy vite më parë në Prevallë nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili këtë plan i`a shpalosi homologëve të tij nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por, si duket me rënien e Sejdiut, edhe ideja u zhduk dhe nuk u shtrua asnjëherë si nismë, që sot ndoshta po shfrytëzohet nga Beogradi si paravan dhe bagazh diplomatik me moton e integrimit. Por, ç`po ndodhë në anën tjetër, ku del në pah ajo Serbia e vjetër. Synimet e saj integruese po shfaqen në një fotografi tjetër të dhunës, ekspansionizmit dhe djallëzimit në veriun e Kosovës. Barrikadat serbe në Evropë shihen si dezintegrim dhe BE tashmë është shfaqur e qartë se qasja ndryshe ndaj Kosovës është pikë kyçe që zhbllokon rrugëtimin serb drejt Brukselit. Balancimi i integrimit me planin dezintegrues dhe destabilizues të Serbisë kësaj radhe ishte një politikë e dështimit. Por, Serbia vazhdon fushatën diplomatike dhe duhet të ketë një dozë vrojtimi më të theksuar për të dekoduar çdo hap të ndërmarrë në relacionet me BE-në. Dezintegrimi i shfaqur rajonal serb është pjesë e një lojaliteti dhe partneriteti të pjesërishëm të saj me vendet e rajonit, ku gati se me gjitha shtetet janë kontestet e hapura. Në këtë drejtim Maqedonia duket si aleatja e vjetër që i shërben gjithmonë djallëzimit politik dhe ekspansionit serb. Aleancat midis këtyre dy vendeve janë syzgjuar, edhe pse pati një inat nga Beogradi për shkak të njohjes së Kosovës. Partia aktuale në pushtet e VMRO-DPMNE me ekipin e udhëhequr nga Nikolla Gruevskit shihet si një “vmro”me rrymime serbe dhe larg kursit tradicionalist bullgar. Ministrat e kësaj partie, por edhe kryeministri thuajse kanë bërë vizita dhe marrëveshje rekorde me homologët e tyre serb. Më në fund, dhe “mini-shengeni” i lansuar serb për rajonin e Ballkanin, hapi dyert pikërisht në Shkup. Dhe kjo politikë nuk duhet të shihet si e rastit, pasi që nismat e tilla ndoshta mund të kishin lindur në Tiranë, Prishtinë apo edhe Zagreb, ku kulmon përcaktimi dhe përkushtimi për integrim të plotë në strukturat euroatlantike. Por, dora e zgjatur nga ministrja e brendshme maqedonase Gordana Jankullovska në mënyrë simbolike për Daçiçin, i jep një tablo tjetër Serbisë, karshi bashkësisë ndërkombëtare. Mini-shengeni serbo-maqedonas është një model i mëvetësishëm dhe që aspak nuk nënkupton integrim euroatlantik. Kjo u potencua edhe nga ministri serb, me mesazhet e tij, gjë që në shumë qarqe u kuptua si një “mini-shengen” apo “lëvizje e lirë” “alla-sllave” apo e stilit jugosllav. Propozimi i tillë serb deri tani ka hasur në injorim nga Zagrebi zyrtar, pasi që është kuptuar roli dhe misioni serb, nën personifikimin e engjëllit dhe djallit. Në këtë vorbull të këtij integrimi me shumë pikëpyetje dhe prapavija të theksuara politike, Shqipëria duhet të marrë rolin e saj nismëtar duke lobuar për një integrim apo lëvizje të lirë me shtetet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Shteti shqiptar këtë duhet ta bëjë realitet përmes krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë pa dokumente udhëtimi me Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën (që deri tani është implementuar në planin dypalësh) dhe duke vazhduar me shtetet tjera. Nga ky këndvështrim, çdo vonesë apo heshtje përballë nismave të tilla serbe, do të jenë sfida të reja për shqiptarët në kuadër të konceptit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, sepse Serbia po synon të mbetet dhe të kap timonin e një vendi lider në Ballkan, ku mozaiku i kartës shqiptare është ndryshe dhe frikësues për këtë vend fqinj. *Autori është ligjërues në Kolegjin ISPE

KOMENTE