Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ofertë në interes të qytetarëve
English

Ofertë në interes të qytetarëve

“Jam i bindur se në këtë Këshill mund të ketë edhe nga ata që nuk do të bien dakord, e rëndësishme është të dëgjojmë njëri-tjetrin, të diskutojmë me një frymë konstruktive, të bashkëpunojmë ku është e mundur dhe difserencat pastaj t’i lihen procedurave, me një votë të lirë, të hapur, siç mandaton ligji dhe sic kemi marrë përsipër, në betimet tona individuale" Nga Lulzim Basha Me kompetencat që më jep ligji kërkoj një mirëkuptim të këshilltarëve socialistë, i respektoj për vlerat që arta përfaqësojnë, por në të njëtën kohë kërkoj që sëbashku të respektojmë procedurat e këtij Këshilli, të respektohet ligji, sepse në këtë mënyrë respektojmë qytetarët e Tiranës të cilët na kanë zgjedhur. Nuk kam asnjë iluzion që ne do të biem dakord për gjithçka por ka mënyra të ndryshme për të mos rënë dakord. Sot është dita që kryeqyteti i vendit të japë një shembull europian, ndaj u kërkoj edhe njëherë që të ulim gjakrat, të shtojmë dozën e respektit dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin, ku është e mundur të, aty ku nuk biem dakord, ta bëjmë këtë në mënyrë të civilizuar, dhe është vota ajo që vendos. Basha pas largimit të këshilltarëve socialistë “Edhe njëherë shpreh keqardhjen për këtë vendim të grupit tuaj, shpresoj që të mos jetë parathënia e një qëndrimi të përhershëm, ju përsëri edhe njëherë ofertën në interes të qytetarëve, mendoj se sot ishte dita më e mirë për të treguar një ndarje nga praktikat e bojkotit që janë një kosto për të ardhmen europiane të vendit. Mendoj se nuk ka ditë më të keqe për të treguar praktikë bojkoti se sa dita kur BE e vlerëson bojkoiton si problemin kryesor të vendit. Megjithatë, mbetem me shpresë se kjo nuk do të jetë një praktikë por ne do të vendosim një bashkëpunim, dialog, dhe respekt reciprok për njëri-tjetrin, sepse qyteti i Tiranës nuk ka kohë për të humbur. Sot, në fund të fundit, të gjithë vemndimet që i paraqes Këshillit janë vendime që në thelb kanë interesin e qytetarëve të Tiranës dhe unë isha i përgatitur të dëgjoja këtu veçanërisht këshilltarët e minorancës dhe të reflektoja sa më shumë nga vërejtjet dhe propozimet e tyre. Po prisja me kënaqësi të veçantë një rast për të demostruar sëbashku para qytetarëve ë Tiranës një standart të ri, ku përpiqemi të biem dakord. Ky rast nuk na u dha dhe ky është problemi sepse bojkoti i mohon shanset e bashkëpunimit politik, dialogut politik, shërbimit ndaj interesave të qytetarit, në çdo nivel, aq më keq kur bëhet fjalë në nivelin bashkiak që duhet të jetë sa më pranë intersave të qytetarit. Edhe njëherë, dera është e hapur, sot e në të ardhmen dhe unë shpresoj dhe në fakt dua të besoj me gjithë zemër që ne do të arrijmë të tejkalojmë murin e akullt të ngritur nga konflikti politik, ideatorët dhe frymëzuesit e të cilit nuk kanë interesat e qytetarit në mendjet e tyre. Vendimet e paraqitura Konkretisht, sot në këtë rend dite unë paraqes dia projekt vendime për aprovim, projekt vendime që janë piketat kryesore mbi të cilat ka nisur dhe do vazhdojë puna për Tiranën moderne të shekullit 21-të. Ndër këto propozime do të veçoja pikë së pari atë për heqjen e taksave dhe tarifave vendore që ka si qëllim bërjen e qytetit tonë sa më konkurues, sa më miqësor për biznesin dhe për qytetarët e tij. Eleminimi i 60 taksave e tarifave vendore, në praktikë jo vetëm lehtëson marrdhënien mes Bashkisë dhe qytetarëve, Bashkisë dhe biznesit, por jep edhe sinjal shumë pozitiv për klimën që duam të krijojmë në këtë qytet, klimë miqësore ndaj binesit, një Tiranë të hapur për biznesin, ndërmarrjen e sipërmarrjen e lirë, një Tiranë e cila në çdo cep të saj gumëzhin nga një energji e re që ne duam dhe do ta kanalizojmë në zhvillim ekonomik me ritme më të larta, zhvillim ekonomik që duhet të jetë më i larti, krahasuar me cdo territor tjetër administrativ të vendit dhe krijimin e vendeve të të reja punës si angazhimi ynë kryesor. Këto vende punë nuk krijohen as me dekret , as me urdhër dhe as me mrekullira, krijohen me klimë më të mirë për sektoin privat e sipërmarrjen që për një kohë të gjatë nuk ka ndierë miqësi apo bashkëpunim nga Bashkia e Tiranës, madje dhe është përballur me ecejake administrative dhe me tarifa absurde. Sot i japim një sinjal këtij sektori, që ne jemi në krahun tuaj dhe do të bëjmë gjithçka që të rrisni e zhvilloni biznesin tuaj ekonomiënë tuaj, ta konsolidoni atë , të punësoni më shumë qytetarë të Tiranës. Ky është vetëm fillimi, ky është vetëm hapi i parë. 60 taksa e tarifa të reduktuara janë hapi i parë i një reforme gjithëpërfshirëse për ta bërë qytetin, më të mirin për të bërë biznes në vend dhe në rajon dhe më gjerë. Një pjesë e mirë e tarifave kanë të bëjnë me shërbime që Bashkia e Tiranës ofron dhe për të cilat Bashakie Tiranës kërkon pa të drejtë pagesën e një tarife e cila shpeshherë rëndon jo pak xhepat e biznesit dhe qytetarëve ët Tiranës, dhe aty ku nuk rëndon drejtpërdrejt krijon premisa për korrupsion dhe abuzivizëm. Kostoja financiare e heqjes së këtyre taksave dhe tarifave, është e pallogartitshme në raport me leverdinë që do gjenerojë. Kjo njihet shumë mirë në teori, është provuar shumë mirë në praktikë, është vlerësuar i suksesshëm nga ekspertë kombëtarë dhe sot kemi shansin ta bëjmë tonin këtë model Vedimi tjetër ka të bëje me miratimin e strukturës së aparatit të Bashkisë së Tiranës. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit. Struktura për këtë agjenci është bërë gati, me ndihmën e ekspertëve më të mirë në vend, të sektorit publik dhe të shoqërisë civile, të ardhur nga drejtime të ndryshme të kësaj fushe dhe që përfaqësojnë jo vetëm mendim profesional, por edhe një gjithpërfshirje të angazhimit të tyre aktiv apo pasiv politik. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit ka një detyrë shumë të rëndësishme, mbrojtjen e interesave të konsumatorit të Tiranës, nëpërmjet investigimit, hulumtimit, ballafaqimit dhe penalizimit të atyre, që duke shkelur rregullat e tregut të lirë manipulojnë, spekulojnë me cilësinë, çmimet, me reklamimin e rremë, duke imponuar një kosto ndaj qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorëve në tërësi, ndaj së cilës Bashkia nuk mund dhe nuk do të mbyllë më sytë. Për këtë arsye, kjo agjenci është konceptuar si një agjenci operative, në të gjithë instrumentet: investigim, hulumtim, ballafaqim, penalizim dhe gjithashtu me kapacitete të mjaftueshme ekspertize, për një planifikim afatgjatë dhe orientim të faktorëve në treg, drejt praktikave më të mira për mbrojtjen e konsumatorit. Siç kam premtuar, në strukturë do të hyjë për herë të parë Drejtoria e Turizmit. Për momentin, turizmi në strukturën e Bashkisë, është përgjegjësi vetëm e një specialisti, çka natyrisht nuk i shërben vendosjes së këtij aktiviteti në lartësinë e duhur, për interesat ekonomike, kulturore dhe turistike të qytetit. Unë jam takuar dhe konsultuar me shoqatën e operatorëve turistikë, para këtij vendimi, kam marrë mendimet e tyre dhe besoj se ky është vendimi i duhur për të promovuar dhe udhëhequr këtë degë të rëndësishme të ekonomisë së qytetit tonë, nga e cila presim një performancë më të lartë dhe krijimin e më shumë vendeve të punës. Po kështu, siç kam premtuar gjatë fushatës, struktura e re do të ketë një zyrë dhe drejtori të investimeve të huaja, e cila do të ketë qëllim kryesor, promovimin e Tiranës, si një ambient i përshtatshëm dhe i preferuar për investimet e huaja, por edhe kërkimit aktiv të investimeve të huaja, për t’i vendosur ato brenda kufijve të kësaj Bashkie, si terreni më i përshtashëm në Shqipëri, si oportuniteti më i mirë për investime në vendin tonë. Edhe këtu, qëllimi kryesor është dhe mbetet zhvillimi ekonomik, si instrumenti kryesor për krijimin e vendeve të punës. Do të krijohet Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve Strategjike, e cila përveç Drejtorisë së Investimeve të Huaja dhe Parkut Teknologjik do të kujdeset për disa nga projektet kryesore, strategjike të kryeqytetit në katër deri në tetë vitet e ardhshme siç janë shtrirja e aksit kryesor nga bulevardi verior i qytetit, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të Tramit, përfundimi në faza i Unazës së Madhe të Qytetit të Tiranës dhe investime të tjera të një natyre strategjike për qytetin e Tiranës. Do të ndajmë Drejtorinë e Sportit, Artit, Kulturës dhe Rinisë në dy drejtori të veçanta, një për artin dhe kulturën dhe një për sportin dhe rininë, duke i vendosur këto sektorë të rëndësishëm të jetës në kryeqytet, në vëmendjen dhe fokusin më të rritur të Bashkisë, çka pa dyshim do të reflektohet edhe në kalendarin artistik, kulturor e sportiv, si dhe intensifikimin e përpjekjeve të Bashkisë së Tiranës, në raport me rininë dhe atë çka qyteti i ofron rinisë. Do të krijohen dy zyra të reja, qëllimi i së cilave do të jetë përmirësimi i gjithpërfshirjes së qytetarëve dhe të rrisin vëmendjen e Bashkisë ndaj kategorive vulnerabël siç janë pakicat dhe gratë. Njëra prej këtyre zyrave do të jetë Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe tjetra do të jetë Zyra për Barazinë Gjinore. Në rendin me procedurë të përshpejtuar kemi paraqitur hapjen e tenderit për projektin teknik të një segmenti shumë të rëndësishëm të Unazës së Madhe, pikërisht nga Shkolla Teknologjike, tek Qendra “Kristal”, ku do të lidhet aty, me pjesën e Unazës së Madhe, që është në ndërtim e sipër dhe projektimin e në disnivel të dy kryqëzimeve, përkatësisht në rrugën e Kavajës dhe Durrësit . Ky projekt teknik do të hartohet tërësisht me burimet financiare të Bashkisë së Tiranës dhe pas kësaj, ne do të kërkojmë partneritetin e qeverisë dhe institucioneve të tjera financiare, për të nisur menjëherë punimet, të bindur se investimi në këtë pjesë të Unazës së Madhe do të sjellë një përmirësim të jashtëzakonshëm të situatës së rënduar të trafikut në Tiranë me të cilat ndeshemi në jetën e përditshme Kostoja e rënduar e trafikut ka vazhduar të jetë në rritje për vite me radhë Tani ka ardhur koha ti lëmë fjalët, t’i lëmë betejat politike që kanë mbajtur për kaq kohë pend projekte të mëdha zhvillimi të Tiranës, ndërkohë që bashki e komuna rreth nesh në zona më të izoluara kanë gëzuar frytet e bashkëpunimi mes pushtetit qëndror e vendor. Detyra jonë nuk është ti zëmë sytë njëri tjetrit me ngjyrat e fanellave përkatëse, por të veshim vetëm një fanellë, atë të interesit të qytetarëeve të Tiranës. Pjesë e këtij projektimi, sipas termave të referencës do të jetë edhe rrethrrotullimi i Doganës, një zgjidhje afatgjatë, nëpërmjet propozimit të kalimit me dy nivele në këtë rrethrrotullim. Rishikimi i projektit të vjetër, që ekziston për këtë projekt dhe projektimi i plotë në kushtet aktuale të trafikut dhe në projeksionet e rritjes së trafikut, do të jenë specifikat kryesore të këtij tenderi Një tjetër vendim që paraqes sot për miratim në Këshill ka të bëjë me kalimin, ashtu siç e kërkon edhe vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit, të Futboll-Klub “Tiranës”, në një shoqëri aksionere, e cila do të hapë rrugën, për një fuqizim të kësaj organizate kaq të dashur, për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe në veçanti, për tifozët e saj, por në një kuptim afatgjatë, do të ulë shpenzimet e taksapaguesve të qytetarëve të Tiranës dhe do të vërë në efiçencë të plotë asetet e këtij klubi, duke mundësuar financime më të mira, sigurisht duke kërkuar një performancë më të mirë të klubit, në të ardhmen. 3 vendime të tjera kanë të bëjnë me marrjen e titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”, për 3 miq të qytetit, të cilët kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë, në mënyra e forma të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për Lartësinë e tij, Kryeministrin e Kuvajtit. Në këtë kuadër propozoj edhe dhënien e titullit Qytetar Nderi për Madhërinë e Tij Emirit të Katarit, dhe gjithashtu propozoj krijimin e një titulli, sipas praktikave më të mira në botë, atë të “Ambasadorëve të Vullnetit të Mirë” , duke i akorduar titullin “Ambasadore Nderi” e Qytetit të Tiranës, aktores së mirënjohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku”. * Analiza e plotë për projektet që paraqiti në Këshillin Bashkiak Tiranë, dhe mesazhi për këshilltarët bashkiakë të opozitës, 12 tetor 2011

KOMENTE