English

Pasqyra e shtypit, 13 tetor 2011

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 13 tetor 2011.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Raporti i plotë. Ngërçi politik, BE na refuzon statusin”. Tituj të tjerë: “Dritëro Agolli: Përplasja me Mehmet Shehun për Zylon. Pse u ftohëm me Kadarenë”; “Nis procesi, Rozana Radi nuk fal Rezarta Shkurtën”; “Skandali me pronën në bregdet. Flet kryetari i komunës: Faji është i AKKP-së”; “Nga Armand Shkullaku: Rikthimi i Fatmir Sejdiut”; “Nga Arben Malaj: Progresivisht i dështuar”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “BE na refuzon për herë të dytë. Progres-raporti: Qeveria presione financiare mbi gjyqësorin dhe mediat”. Argumente të tjerë: “Nga Stefan Fyle: Ka ardhur koha”; “Sali Berisha fajëson opozitën, Edi Rama analizë e qartë e KE-së”; “Opozita braktis mbledhjen. Në Këshillin Bashkiak, konflikt si në parlament, miratohen 9 propozimet e Bashës”; “Ndryshojnë rregullat në administratën publike”; “LSI kërkon proporcional me korrektim”; “Kuvendi, përplasja e tretë për ligjet me 84 vota”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “BE: Bojkoti i Ramës lë Shqipërinë pa status”. Argumente të tjerë të ditës: “Kryebashkiaku Basha mban premtimin, taksat që hiqen në Tiranë”; “Opozita bojkot në Këshillin Bashkiak, kritika nga Sequi”; “Sanino: Votoni ligjet, ju japim statusin”; “Editorial nga Stefan Fyle: Shqipëria të shpalosë potencialin”; “Migjeni dhe testamenti i tradhtuar”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin: “BE: Po Serbisë dhe Malit të Zi, Shqipëria mbetet jashtë”. Tituj të tjerë: “Formulari A3, datat dhe tarifat e regjistrimit”; “Përvjetori, shkëndija biblike e Migjenit”; “Sot 80-vjetori: Dritëro Agolli u bëfsh 100-vjeç”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Lista me 1500 objekte. Pronat publike që do të privatizohen”. Argumente të tjerë: “Nga Pëllumb Xhufi: Serbët duan të na marrin edhe perandorin Kostandin”; “Vendimet e Lulzim Bashës, bashkia: Enver Reçi i PSV91 bashkon votat me PD”; “Helmohet presidenti i ligës rumune: Desh vdiqa në Tiranë”; “Vonoi këstin e shtëpisë, vret njërin prej pronarëve”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE