Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përdhunoi 15 vjeçaren italiane, kapet autori që u fsheh në Shqipëri
English

Përdhunoi 15 vjeçaren italiane, kapet autori që u fsheh në Shqipëri

Treviso, 13 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ishte mik i familjes së saj, ajo i besonte ashtu si dhe prindërit, por u rrah dhe u përdhunua nga djali i cili e njihte që fëmijë. Viktima një nxënëse 15 vjeçare arriti që të rrëfejë dramën e saj vetëm në muajin prill, një muaj pas përdhunimit falë një mësuesi të saj i cili kishte vërejtur te vajza një sjellje të çuditshme Policia e Trevisos shkuan të kontrollojnë pas denoncimit në apartamentin e 25 vjeçarit aty ku dhe ndodhi përdhunimi por nuk gjeti gjë, autori ishte zhdukur. Ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ishte mike e agresorit të saj, të cilit familja i besonte verbërisht edhe pas bezdisjeve të kohëve fundit që ndiente vajza e mitur italiane, nga miku shqiptar. E mitura i kishte kërkuar shqiptarit që të ndalonte së rëni më qafë dhe ai i kishte premtuar se do të ndalte, pasi kjo e fundit kishte pranuar se do ta takonte një herë të vetme. Me pafajësinë e moshës së saj adoleshentja i besoi dhe shkoi në apartamentin e tij. Por sapo mbërriti miku i saj u shndërrua në tjetër njeri dhe filloi ta rrahë, duke e përdhunuar barbarisht ndërsa për ta mbyllur dramën e saj e kërcënoi që të mos rrëfente lidhur me atë që kishte ndodhur. Kur vajza u kthye në shtëpi e tronditur dhe me shenja në qafë, prindërit e pyetën se çfarë kishte ndodhur, por ajo e terrorizuar dhe frikësuar nga kërcënimet sajoi një justifikim. Nisi sërish jetën e saj, duke tentuar që të ecë përpara, por diçka brenda saj ishte thyer dhe këtë e kishte kuptuar mësuesi i saj i letërsisë. Një rënie e ndjeshme në mësime, një ngrysje e vajzës e cila ishte e qeshur dhe gazmore por që papritur ishte shndërruar në një tjetër njeri. Mësuesi nisi të afrohej me të, duke bërë të pamundurën deri sa vajza i rrëfeu atë që i kishte ngjarë. Menjëherë pas kësaj u bë denoncimi në polici dhe nisën menjëherë hetimet. Në muajin korrik u lëshua një urdhër arresti ndaj 25 vjeçarit i cili gjatë kësaj kohe ishte larguar në Shqipëri për të fshehur gjurmët. Por vetëm pak ditë më parë ai u rikthye në Itali, rreth 6 muaj pas ngjarjes me mendjen se ndodhia ishte harruar... por dje liria e tij mori fund pasi u prangos nga policia italiane, për tu përballur me pasojat e krimit të tij. a.y/NOA

KOMENTE