Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjegjësia e pambajtur
English

Përgjegjësia e pambajtur

Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë Nga Bamir Topi Komisioni Evropian bëri publik Raportin e Përparimit 2011 mbi Shqipërinë. Me cilësinë e Kryetarit të Shtetit dëshiroj të falenderoj Bashkimin Evropian për Raportin, duke e konsideruar atë një dokument realist, të paanshëm dhe profesional, që pasqyron ecurinë dhe problematikën e procesit të përafrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian! Në kontrast të thellë me nevojat dhe aspiratat e qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, Raporti arrin në përfundimin realist se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimin Evropian për të rekomanduar hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Kjo është përgjigjja e dytë negative për Shqipërinë; në dy rastet për të njëjtat problematika që lidhen kryesisht me përgjegjësinë e pambajtur të institucioneve politike në Tiranë.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian i prezantoi Shqipërisë 12 rekomandime për një sjellje të re politike dhe reforma konkrete. Pas një viti, fatkeqësisht, shumica e këtyre kërkesave nuk janë plotësuar. Shqipëria vijon të ketë vështirësi në aplikimin e demokracisë funksionale, axhendat partiake vijojnë të jenë dominuese mbi axhendat e reformave integruese dhe shteti i së drejtës ndeshet ende me problematika komplekse e të patrajtuara si duhet. Për të gjitha këto arsye, Shqipëria humbi edhe njëherë shansin historik për të hedhur hapa serioze në përafrimin e vet me Bashkimin Evropian.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një aspiratë me interes kombëtar për Shqipërinë, ndaj edhe në momente të tilla, qytetarët dhe publiku kanë të drejtë të ndihen të braktisur nga klasa e tyre politike. Për çdo qytetar ka qenë dhe mbetet e qartë kërkesa për demokraci funksionale, për dialog e bashkëpunim intensiv e institucional midis mazhorancës dhe opozitës për reformat integruese, për forcimin e shtetit të së drejtës përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura e kushtetuese. Në radhë të parë 12 rekomandimet e BE-së iu adresuan qeverisë dhe opozitës, dhe sot kur bilanci tërësor mbetet negativ, përgjegjësia direkte bie pikërisht mbi këto palë politike.

Unë dëgjova dje deklaratat politike të palëve se pranojnë Raportin dhe janë të gatshëm të reflektojnë mbi problematikën e tij. Dëgjova gjithashtu se palët politike nuk pranuan asnjë përgjegjësi konkrete, por zakonisht fajësuan palën kundërshtare për shansin e humbur të integrimit. Si President dhe qytetar e refuzoj këtë praktikë dhe këtë qëndrim. Kjo është ajo çfarë nuk i duhet Shqipërisë, demokracisë dhe integrimit. Kjo është ajo, për të cilën qytetarët shqiptarë ndihen padrejtësisht të penalizuar. Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri politik, për qëndrime e politika të përgjegjshme, jashtë retorikave personale e propagandistike që nuk zgjidhin, por zgjasin pa fund tranzicionin dhe shanset tona integruese.

Gjej rastin që publikisht të apeloj partitë e mëdha politike dhe lidershipin e tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit. Axhenda është mëse e qartë, 12 rekomandimet e BE-së. Dyert e BE-së janë të hapura, vendet dhe shtetet mike në BE duan ta ndihmojnë Shqipërinë e popullin shqiptar, - tashmë është në dorën tonë, nëse ata që flasin e drejtojnë në emër të sovranitetit qytetar, janë po ashtu të gatshëm t‘u shërbejnë si duhet qytetarëve dhe vendit. Politika nuk ka vlerë nëse ajo kufizohet vetëm në fushata elektorale dhe rivalitet personal; para së gjithash ajo matet me rezultatet konkrete në interes qytetar e publik. Kur politikanët nuk e përmbushin këtë mision, atëherë ata humbasin bazën morale për të përfaqësuar qytetarët. Sot politika shqiptare ka nevojë për një reflektim të thellë moral e përfaqësues, për të fituar sa më shpejt kohën e humbur ose të paktën, për të mos u bërë më pengesë e procesit të evropianizimit të Shqipërisë.

Apeli im publik është se forcat kryesore politike, në vend të alibive dhe argumenteve partiake kundër palëve respektive, duhet të përqendrohen në një klimë të re dialogu e bashkëpunimi serioz, për të mbajtur realisht premtimin e dhënë dje për shndërrimin e Raportit të BE-së në axhendë të aktivitetit të tyre politik. Është e qartë se në këto rrethana kërkohet një Parlament funksional dhe produktiv; një bashkëpunim intensiv në çështjet që përbëjnë interes të gjerë publik; një qeverisje më transparente dhe në shërbim të qytetarëve, veprime konkrete kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, stabilitet ekonomik e klimë reale besimi për garantimin e konkurrencës së lirë ekonomike dhe sigurimin e sa më shumë investimeve të huaja në Shqipëri.

Me vullnetin politik të palëve dhe mirëfunksionimin parlamentar janë të lidhura edhe nevojat e mëdha për reforma ligjore në sistemin e drejtësisë, sistemin gjyqësor, sektorin e administratës publike, luftën ndaj korrupsionit dhe garantimin real të parimit kushtetues të ndarjes e balancës së pushteteve. Njëherësh apeloj drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe të pushtetit legjislativ e ekzekutiv që me kurajo e qetësi të reflektojnë nga konstatimet nominale e institucionale të raportit, për të krijuar të gjithë klimën e besimin e duhur në evitimin e problematikave të tilla në javët dhe muajt e ardhshëm.

Qytetarë të nderuar!

Ju dhe e ardhmja juaj meritojnë më shumë siguri, hapësirë demokratike dhe mirëqenie. Pas dy dekadash tranzicion Shqipëria meriton më shumë respekt, shërbim dhe dinjitet. Unë kam besim dhe dëshiroj të jem optimist, duke besuar gjithnjë në fuqitë e përgjegjshme dhe qytetarë të këtij vendi, në vlerat e moralit, kulturës dhe integritetit politik, si dhe në potencialin demokratik të shoqërisë për të imponuar standarde më të larta demokracie. Shqipëria e meriton BE-në, interesi ynë madhor kombëtar është anëtarësimi në BE. Ne, institucionet vendimmarrëse e përfaqësuese, duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta përmbushur këtë mision historik por edhe detyrim moral, ligjor e institucional përpara qytetarëve e vendit.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi01:38 - 14 Tetor 2011
    SHANSET PER BEGTI NE SHQIPTARET I KEMI PASUR TE PAKTA. Per here te pare ne jeten politike te Shqiperise,si qytetar i saj tani po degjoj Z.Sekui te deklaroje:Qytetaret jane pika kyce e integrimit ne BE. S'mbaj mend nga diktatura te ngrinte kaq lart qytetaret per progres,harmoni dhe begati.Por ajo qe la prapa popullin tone eshte edhe fakti se as tranzicioni nuk cilesoi kaq shume vlerat e qytetareve per ne BE.Ndryshe do kish nje program pune,debatesh te lira,trasparente midis banoreve te c'do qyteti per te gjitha kerkesat qe ka BE per te hyre ne Evrope.Kjo nuk eshte bere ne tranzicion.Sa bukur mblidhen partijaket kur te duan,si te duan sa te duan per dialogjet e tyre,qytetaret pse jo? edhe mujat qe vijne perseri kete pune dy partite do ta vendosin ne hije. Logjika e kerkon sa me shume te gjithe shqiptaret pa perjashtim ti njohin kerkesat e BE,aq me pak populli do lejoje abuzimet ndaj tyre. Sa me i forte DEMOSI=populli ne kerkesat e nje drejtesije te pa varur,me pak do futen hundet nga partite ne drejtesi. Eshte fakt qe shqiptaret ende kane frike te mbrojne nje te vertete te shkelur,kete BE nuk e do.Shikoni ne fb.ne media shumica nuk japin identitetin e tyre kur debatojne, pse? sepse kane frike,jetojne me frike.Eshte nje nga arsyet e shtimit te te semureve tek ne.Sikundr nje jete pa frike,eshte burrim shendeti.Politikanet tane e bejne te lehte futjen ne BE,ndaj edhe nxitohen ,anashkalojne 12 prioritetet e saj.Kjo behet o me qellim per ta vonuar futjen ne BE o eshte pa aftesi.Tjeter shkak le ta thote kush pse nuk zbatohen 12 prioritetet. Shqiptare te kudondodhur shansi historik qe i ka erdhur kombit nuk vjen c'do vit,jane 65 vite qe ky shans vjen kete vit,mos themi 565 vite.Eshte koha qe c'do politikan te mbaje pergjegjesite qe i takojne per faktin se denohemi dy here nga BE-pian, ne shqiptartet e zakonte kur s'kemi faj, per kete mekat te perseritur.Edhe Presidenti Topi kerkon ndrgjegjesimin me te math te qytetareve per kete mision jetik. Shqiptaret nuk e kane ditur sa miliona vlera monetare perendojne kur na mbyllet porta e BE-pian.Pse nuk sqarohej me kohe kjo shifer? Dihet qe populli yne me kohe bertiste:E duam Shqiperine si gjithe Evropa.