English

Rihanna zgjidhet si femra më seksi

Kaliforni, 13 tetor NOA - Rihanna zgjidhet si femra më seksi. Ajo është shpallur “Femra më seksi e planetit” nga gazeta Esquire, në faqet e së cilës këngëtarja ka pozuar nudo. Në intervistën e gjatë qe i është bërë, Rihanna është shprehur se tashmë e ka hedhur plotësisht pas krahëve lidhjen e saj traumatike me Chris Brown, pa mohuar që ka qenë një ndër gjërat më të vështira që i është dashur të bëjë. Për sa i përket arritjeve në fushën muzikore, duhet përmendur që kjo këngëtare me albumet e saj “Rated R” dhe “Loud” ka arritur të fitojë dy herë diskun platin dhe tashmë ajo po bëhet gati për të publikuar muajin e ardhshëm albumin “Talk that talk”. r.b/NOA

KOMENTE