English

Shpërthim i telekomanduar i eksplozivit në Shkodër, vdes kambisti

Shkodër, 13 tetor 2011, NOA Update – Kambisti shkodran Mark Gjoni, makina e të cilit shpërtheu mëngjesin e sotëm nga eksplozivi i telekomanduar, ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. Policia e Shkodrës bën me dije se shpërthimi i eksplozivit ndodhi sot rreth orës 06.40 të mëngjesit në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit në vendin e quajtur “tek dollari”. Mark Gjoni sapo kishte hipur në makinën e tij tip Benz 240, ngjyrë gri, me targë SH 1465 E për të shkuar në punë kur makina e tij shpërtheu posa u nis. Drejtuesi i makinës Mark Gjoni, 60 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër u dëmtua rëndë nga atentati dhe nuk mundi tu shpëtojë plagëve të marra edhe pas mjekimit në Spitalin Rajonal Shkodër. Dyshohet se atentati me eksploziv ku gjeti vdekjen kambisti 60-vjeçar të jetë kryer për larje hesapesh. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Shkodrës po punojnë për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të paidentifikuar. mit/NOA

KOMENTE