Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Hapja e dialogut për liberalizimin e vizave, sukses
English

Thaçi: Hapja e dialogut për liberalizimin e vizave, sukses

Prishtinë, 13 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së qeverisë u shpreh se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave, është sukses i shtetit të ri të Kosovës, dhe meritë e institucioneve dhe e vizionit evropian për ndërtimin e Kosovës së re, demokratike dhe evropiane. Ai theksoi se, Qeveria është e vendosur të vazhdojë edhe më fuqimisht përmbushjen në një afat rekord të gjitha parakushteve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Lidhur me Raport Progresin e vitit 2011, Thaçi tha se ai shënon një moment të ri për intensifikimin e reformave strukturore drejt Bashkimit Europian. Ndërkaq ai u zotua që deri në fund të këtij viti, Qeveria do të miratojë planin e rishikuar të veprimit për Partneritet Evropian. Kryeministri Thaçi tha se, në bazë të nevojës për ndërtimin e konsensusit të gjerë politik e shoqëror, institucionet e Kosovës do të themelojnë Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane, me qëllim të hartimit të strategjisë afatgjatë për integrim të Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian. Ndër të tjera, prioritet i Qeverisë, theksoi kryeministri Thaçi, do të mbetet sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit tonë, në mënyrë që të ndërtohet Kosova europiane. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

KOMENTE