Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasje në Tiranë për këstin e shtëpisë, flet policia e kryeqytetit
English

Vrasje në Tiranë për këstin e shtëpisë, flet policia e kryeqytetit

Tiranë, 13 tetor 2011, NOA – Vonesa e dhënies së një kësti të parave për shtëpinë e blerë është bërë shkak që mospaguesi të drejtojë armën ndaj dy pronarëve duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur rëndë tjetrin. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në kryeqytet në zonën e “Don Boskos”. Duke folur për vrasjen e djeshme, zëdhënësja e Policisë së Tiranës Alma Katragjini njoftoi se është arrestuar autori i vrasjes 37-vjeçari Roland Laçaj. “Dje rreth orës 18.00’ në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, janë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit Edmond dhe Ardian Salibasha, respektivisht të moshave 53 dhe 39 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë. Si pasojë e plagëve të shumta të marra ka gjetur vdekjen shtetasi Ardian Salibasha, ndërsa shtetasi Edmond Salibasha ndodhet në reaminacion në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Katragjini. Sipas Katragjinit autori i ngjarjes Roland Asim Laçej, 37 vjeç, u kap ndërkohë që ishte fshehur në një banesë në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë. Zëdhënësja Katragjini bëri me dije se ngjarja ndodhi për motive pronësie. Sipas saj, vëllezërit Edmond dhe Ardian Salibasha kishin shkuar në banesën e tyre, të cilën ia kishin shitur Ronald Laçejt, prej disa muajsh dhe ky i fundit kishte dhënë vetëm një pjesë të parave të banesës duke vonuar këstin tjetër. Kjo është pista që policia dyshon se është motivi kryesor i grindjes mes vëllezërve Salibasha dhe autorit Laçej, i cili më pas ka qëlluar tri herë në drejtim të vëllezërve, duke i shkaktuar atyre plagë të rënda në pjesën e gjoksit. Dy vëllezërit u dërguan në Spitalin Ushtarak, ku Ardian Salibasha nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 22:00 të së mërkurës, ndërsa Edmond Salibasha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. I arrestuari Roland Asim Laçej është nën arrest për vrasjes në rrethana të tjera cilësuse dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve. Sipas policisë në vendngjarje u sekuestrua arma e krimit pistoletë, si dhe tri copë gëzhoja. mit/NOA

KOMENTE