Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jep dorëheqjen ministri britanik i mbrojtjes
English

Jep dorëheqjen ministri britanik i mbrojtjes

Londër, 14 tetor 2011, NOA - Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox ka dhënë dorëheqjen.Sipas BBC prej më shumë se një jave Fox ka qenë nën presion të madh lidhur me marrëdhëniet e tij me mikun dhe këshilltarin e vetëshpallur, Adam Werritty. Në një letër drejtuar kryeministrit, David Cameron, Fox shkruan se ai kishte përzier gabimisht përgjegjësitë e tij personale dhe profesionale. “Unë kam thënë vazhdimisht se interesi kombëtar duhet gjithmonë të vijë para interesit personal. Për këtë arsye me trishtim të madh kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im si ministër i Mbrojes”, ka thënë Fox. Fox është përballur kohët e fundit me akuza për lidhjet e tij me Adam Weritty, pasi u zbulua se ministri ishte shoqëruar nga Ëerritty në 18 udhëtime jashtë vendit, pavarësisht se ai nuk mban një post zyrtar. a.q/NOA

KOMENTE