English

Katër vende të Ballkanit firmosin për zgjerimin e BE

Beograd, 14 tetor 2011, NOA – Presidentët e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës kanë firmosur në Beograd një deklaratë zyrtare pro zgjerimit të Bashkimit Europian. Deklarata është firmosur në prani të Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi. Në qëndrimin zyrtar i bëhet thirrje Bashkimit Europian të mos lenë mënjanë procesin e zgjerimit pavarësisht krizes ekonomike me të cilën po përballet blloku, duke argumentuar se zgjerimi përbën një instrument për të stabilizuar rajonin. Deklarata u nënshkrua nga presidenti serb Boris Tadic, ai kroat Ivo Josipoviç, ai malazez Filip Vujanovic dhe kreu i presidencës trepalëshe të Bosnje Hercegovinës Zeljko Komsic, të cilët mbajtën gjithashtu një fjalim gjatë samitit. a.q/NOA

KOMENTE