Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditëlindja, Berisha në teqen e shenjtë të Sarisalltikut
English

Ditëlindja, Berisha në teqen e shenjtë të Sarisalltikut

Fushë – Krujë, 15 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Në ditën e tij të lindjes, kryeministri Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Fushë Krujë -Krujë- Sarisalltik, e njohur si rruga e Malit të Krujës, e cila të çon në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, me gjatësi 9 kilometra, gjerësi 6 deri në 8 metra dhe vlerë investimi 343 milion lekë. Rruga e Sarisalltëkut, e cila i shtohet rrjetit modern infrastrukturor të vendit, është e njohur për pelegrinazhin e pandërprerë të mijëra besimtaërve e turistëve që vizitojnë këtë vend të shenjtë. Kjo rrugë turistike është gjithashtu një portë drejt monumenteve të rralla natyrore të zonës. Pas ceremonisë së inaugurimit të rrugës kryeministri Berisha vizitoi teqen në vendin e shenjtë në Sarisalltik ku u kryen edhe ritet fetare. Më pas, kryeministri vizitoi Selinë e Kryegjyshatës në Krujë,simbol i besimtarëve bektashinj, ku u takua me Kryegjyshin Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe përfaques të komunitetit bektashian të Krujës, të cilët i uruan kryeministrit ditëlindjen.

“Kam shumë kënaqësi që kjo rrugë inaugurohet dhe i sjell qytetarët e Krujës , i sjell qytetarët e mbarë Shqipërisë në vendin e shenjtë të Sarisalltikut, shenjtorit që e nisi shekuj më parë Haxhi Bektash Valiu dhe erdhi të mprehet këtu, në majën e malit të Krujës, u shndërrua në orën e qytetit, ndihmoi Skënderbeun në të gjitha betejat që fitoi dhe mbeti këtu i pavdekshëm”, tha kryeministri.

Ai siguroi se se shumë shpejt do të ndërtohet edhe rrua tjetër për Qafë –Shtamë, një nga zonat turistike më të bukura të Shqipërisë. Gjatë viteve të fundit në rrethin e Krujës janë ndërtuar 121 km rrugë dhe segmente rrugore, 11 ujësjellësa, 13 shkolla, si dhe 21 qendra shëndetsore e ambulanca. a.q/NOA

KOMENTE