Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e doganierëve grekë, Maqedonia humb 15 milion euro
English

Greva e doganierëve grekë, Maqedonia humb 15 milion euro

Shkup, 15 tetor 2011, NOA – Maqedonia po shënon humbje të mëdha nga bllokimi i pikave doganore greke për shkak të grevave të doganierëve grekë që ngrenë krye ndaj planeve shtrënguese të qeverisë Papandreu. Shoqatat e transportuesve të Maqedonisë thonë se dëmin më të madh nga grevat e kanë pësuar transportuesit që kanë si destinacion portin e Selanikut. Sipas vlerësimeve paraprake të Dhomës Ekonomike të Maqedonisë, nga bllokimi i deritanishëm i pikave kufitare greke, për shkak të grevave periodike, vendi dhe ekonomia kanë shënuar humbje prej rreth 15 milion euro. Nga bllokimi i tri pikave kufitare nga pala greke, dëmet e transportuesve vlerësohen të jenë deri tani rreth 2 milion euro. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Shkup pritet t’i dorëzojë javën e ardhshme një notë proteste Zyrës ndërlidhëse greke në Maqedoni, për të shprehur reagimin lidhur me bllokimin e kufijve nga grevat e vazhdueshme. Autoritetet doganore greke kanë intensifikuar grevat në shenjë revolte ndaj krizës ekonomike dhe masave shtrënguese financiare që kanë goditur edhe doganën greke. Ndërkohë, greva më e re e doganierëve grekë që ka nisur nga e premtja do të vazhdojë për 10 ditë, gjatë të cilave në pikat kufitare do të ndalohet kalimi i makinave dhe i transportuesve, dhe do të lejohet vetëm kalimi i këmbësorëve. INA/NOA

KOMENTE