English

Kylie Minogue pozon për 2012

Nju Jork, 15 tetor NOA - Në vitin 2010 ka festuar rikthimin e formës fizike dhe të qetësisë me 12 poza tepër të bukura për vitin që do të vinte. Kalendari i 2011 duhet ti ketë sjellë me të vërtetë fat Kylie Minogue, e cila ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë dhe për 2012 me 13 fotografi. Disa ditë më parë e kemi parë bukuroshen të veshur në mënyrë serioze dhe me kapele në kokë për të marrë diplomimin në nder të impenjimit të saj në luftën kundër tumorit në gji. Në 2005 Minogue është diagnostikuar me kancer në gji, ku si rrjedhojë iu nënshtrua ndërhyrjeve dhe kimioterapisë ku vitin e ardhshëm u pohua se ishte jashtë çdo rreziku për jetën. Më pas erdhi një rënie në karrierën e saj po që nga viti 2010 ajo diti se si të ngrihej duke u futur në lojë me koncerte dhe turne në mbarë botën. r.b/NOA

KOMENTE