Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luftë Presidencë-PS-Qeveri-Parlament
English

Luftë Presidencë-PS-Qeveri-Parlament

- Redaksionale NOA - Kjo fundjavë ndoshta duhet të ishte e qetë, të paktën ashtu nisi, aq sa gazetarët po ankoheshin se pak lajme kishin, ndaj iu “sulën” atyre nga bota, duke përkthyer sa në anglisht e sa në italisht. Por ndërsa “sulmi” i përkthimeve po vazhdonte deri nga pasdreka, aty befas nisi një “sulm” tjetër, por ky ama i vërtetë, duke trazuar fundjavën e qetë politike shqiptare. Nisi me Topin i cili e quajti Topallin një spikere që s’flet shqip, duke marrë përnjëherë dhe përgjigjen e saj më të ashpër: Je Haxhi Qamil. Për të vijuar me kreun socialist, që sot mesa duket ia la Topit në dorë që ta quajë spikere Topallin, por duke mos iu ndarë akuzave plot me bollëk për mazhorancën aktuale. Topi “hap krahun” në Shkodrën e Topallit Këtë të shtunë ditëlindjeje të kryeministrit Berisha, kryetari i shtetit e hapi krahun sa mundi, me deklarata thumbuese dhe replika të shumta, ndaj krerëve të mazhorancës, duke kaluar në një ofensivë e cila vjen në vijim të sulmeve që po i bëhen nga kryeministri, kryetarja e Kuvendit e së fundmi edhe nga zyrtarë të rangjeve më të ultë si zv/ministër i Mjedisit, Taulant Bino, dy ditët e fundit. Bino edhe sot sulmoi Topin por ndryshe nga dje, edhe politikisht, kur tha se kthimi nga Topi i ligjit për mbetjet urbane ka arsye të pastër politike. Madje z.Bino tha se këto qëndrime Topi i mban në kuadrin e partisë së re që ka ose do të ketë. "Refuzimi në mungesë të argumenteve kushtetuese është padyshim një akt i pastër politik në mbështetje të partisë që ka krijuar ose që do të krijojë. Refuzimi është pengesë e Qeverisë në funksionin e saj ligjor për menaxhimin e mbetjeve, sipas standardeve të BE-së. Refuzimi lë në fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit që për ne të gjithë është i mangët", tha sot Bino. Lidhur me këtë të fundit, presidenti sot nga Shkodra, bëri këtë koment: “Koha ka provuar se vendimet e Presidentit kanë qenë gjithnjë korrekte dhe Gjykata Kushtetuese është prova e qartë edhe me ligjin e Pronave. Unë kam kontestuar kontradiktën mes neneve dhe habitem që ekspertë të Mjedisit nuk shqetësohen për ambientin por bëjnë komente politike”, - deklaroi z.Topi. Kurse i pyetur lidhur me akuzën që ajo dje i bëri se e sheh në lidhje me Ramën, Presidenti tha: “Spikeret kanë një detyrë, të recitojnë bukur atë që u shkruhet, por në rastin konkret, spikeri duhet të mësojë të flasë pastër dhe korrekt gjuhën shqipe”. Deklarata e djeshme e zonjës Topalli: Pyetje: Zonja Topalli, Kreu i Shtetit dje deklaroi që krerët e ekzekutivit dhe të legjislativit të cilët përmendet në raport duhet të jenë më të kujdesshëm dhe ta bëjnë më mirë punën e tyre, keni ndonjë koment mbi këtë? Topalli: Natyrisht kam lexuar raportin dhe në mënyrë shumë të veçantë për çështjet e drejtësisë dhe gjyqësorin dhe për korrupsionin e madh që ka aty brenda. Përsa i takon arsyes, për të cilën nuk është marrë statusi i vendit kandidat, bojkoti dhe bllokim. i unë i kam parë gjithmonë bashkë, zotin Topi dhe zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve. Pyetje: Zonja Topalli, a ka të bëjë kjo dhe me celulën antievropiane për të cilën ju keni folur? Topalli: Sigurisht që po. Topi si Rama, e quan Topallin spikere Atë që bëri Topi sot, në fakt rëndom e bën Rama. Thuajse në çdo fjalim apo deklaratë për shtyp që mban, kreu socialist nuk lë pa e përmendur këtë epitet, si fjala vjen në fjalimin e javës së shkuar me titull “Pakt për Shqipërinë si gjithë Europa”: “I siguroj Saliun e spikeren se kthimi me votë të përbashkët... Raporti i Progresit ka konstatuar defekte ... tek zonja spikere, e cila edhe sipas Brukselit zyrtar e keqdrejton Kuvendin e Shqipërisë. ...Duhet ta harrojnë edhe Saliu edhe spikerja e tij në majë të podiumit më të lartë që mund të fajësojnë opozitën për bllokim kur mbajnë peng parlamentin në gjendjen e prapranueshme që përshkruhet më së miri në Raportin e Komisionit Europian. ...Nuk habitem që paturpësisht thuhet nga Saliu e nga spikerja që s’ka marrë përgjigje letra e kryetarit të Grupit të tyre Parlamentar për këtë reformë”. Fund

KOMENTE