English

Masakrimi i Anisa Opingarit, në pranga dy autorët

Lezhë, 15 tetor 2011, NOA – Afro katër muaj nga masakrimi me thikë në pyllin e Shëngjinit i 24-vjeçares nga Fieri, Anisa Opingari arrestohen dy autorët e vrasjes. Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se Policia e Lezhës ka prangosur dy autorët e dyshuar, Sokol Baçkën dhe Genci Biçmetin, që të dy nga Fieri. Anisa Opingari, nëna e dy fëmijëve u gjet e masakruar dhe e pajetë në pyllin e Shëngjinit, në mesin e muajit korrik, nga kalimtarë të rastësishëm. Zona ku u gjet trupi i saj ndodhej vetëm pak metra larg hoteleve të zonës. Policia e Lezhës arriti ta identifikojë Opingarin, falë kartës së identitetit e gjetur në rrobat e saj. Sipas policisë ajo ishte masakruar me thikë, dhe në trup iu gjetën shenja dhune dhe të prera thike. Ekspertët e kriminalistikës pasi i bënë autopsinë bënë me dije Anisa Opingari kishte vdekur një javë përpara se trupi i saj të zbulohej në pyllin e Shëngjinit në gjendje të dekompozuar. Pikërisht në atë kohë familjarët e saj kishin denoncuar në policinë e Fierit zhdukjen e Anisës. Anisa Opingari nënë e dy fëmijëve ishte divorcuar në fillim të këtij viti nga bashkëshorti i saj dhe ishte kthyer nga Greqia për të jetuar me familjen. mit/NOA

KOMENTE