Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi dhëmbë për dhëmbë Topallit: Fishta do ndihej i fyer nga ty
English

Topi dhëmbë për dhëmbë Topallit: Fishta do ndihej i fyer nga ty

Tiranë, 15 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pas reagimit të Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Presidenti i vendit Bamir Topi i është kundërpërgjigjur asaj dhëmbë për dhëmbë. Në reagimin e tij të dytë brenda vetëm një ore, Kreu i Shtetit i bën me dije Topallit se i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta do ndihej i fyer prej gjuhës së saj. Më tej ai shton se Kryetarja e Kuvendit nuk ka respekt për shqipen zyrtare,duke nënkuptuar se shqipja e kombit nuk është ajo të cilën përdor Topalli. Në reagimin e tij Presidenti thotë se ndihet i fyer nga mungesa e etikës së Kryeparlamentares në qëndrimet e saj. Ndërsa Jozefina Topalli më herët iu përgjigj Presidentit duke e cilësuar atë Haxhi Qamil që nuk e kupton gjuhën e saj. “Jozefina Topalli flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë me të cilën foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni, Luigj Gurakuqi! Atë gjuhë, Haxhi Qamili nuk e kupton dot!!!”, u shpreh zonja Topalli pak më parë. a.y/NOA

Në foto: Presidenti Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë 20 vjetorit të rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

KOMENTE