English

Aksident në Milot, plagosen dy persona

Milot, 16 tetor, NOA – Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, gjë që ka sjellë dhe plagosjen e rëndë të dy prej personave që ishin në këto makina. Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar menjëherë për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i personave që kanë mbetur të lënduar.

a.k/NOA

KOMENTE