English

KFOR: Afati i barrikadave, deri të hënën

Prishtinë, 16 tetor - Komandanti i KFOR’it Erhard Drews u takua personalisht me kryetarët e komunave paralele në veri, duke u munduar t’i bind ata që t’i heqin barrikadat. Dje në mbrëmje, përmes një komunikate, KFOR-i njoftoi se të hënën do t’i heq paqësisht barrikadat në veri.

Edhe dje rrugët vazhduan të jenë të bllokuara. E për t`i bindur këta serbë që rrugët në veri duhet të zhbllokohen, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, u kujdes personalisht që lutjet për zhbllokim të shkojnë në vend. Prandaj ai gjatë gjithë ditës së shtunë ka qëndruar në një takim me kryetarët e komunave paralele në veri.

Gjatë këtij takimi me strukturat paralele në veri të Mitrovicës, komandanti i KFOR, Erhard Drews, u ka shprehur atyre kërkesën e qartë. Ai ka kërkuar nga pushteti lokal në veri të Kosovës që t`i heqin të gjitha blloqet që janë në rrugët që të shpijnë drejt veriut.

Madje këtë kërkesë Drews e ka bërë pa kurrfarë kushtesh.

“Komandanti i KFOR-it do të përçojë porosinë se ai pret largimin e pakusht të bllokadave të rrugës me qëllim që njerëzit, shërbimet emergjente, EULEX-i dhe KFOR-i të munden të lëvizin lirshëm në të dyja akset rrugore, për në Jarinjë dhe Bërnjak”, theksohet në komunikatën e KFOR.

NOA

KOMENTE