Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 17 tetor 2011
English

Parashikimi i motit për 17 tetor 2011

Tiranë, 16 tetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe nesër i gjithë vendi ynë do të mbetet me mot të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme sidomos në vlerat e mëngjesit, kjo për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta të cilat do të mbeten prezent në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë zonën malore lindore. Në të njëjtat kushte meteorologjike do të mbetemi edhe në pjesën e dytë të ditës ku kthjellimet do të jenë dominuese pothuajse në të gjithë Shqipërinë por sërish i ftohti do të ndjehet në të gjithë vendin. Zonat më të ftohta do të jenë Verilindja dhe Juglindja e territorit ku termometri do të zbresë nën zero gradë. Edhe gjatë natës do të mbetemi me kthjellime në të gjithë vendin. Për sa i përket situatës termike, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim verilindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë sërish 2 ballë.

Europa Nesër, Europa Veriore dhe Perëndimore do të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominuese. Situata do të paraqitet problematike në Norvegji dhe Britani pasi reshjet do të bien me intensitet të lartë gjithashtu do të shoqërohen edhe me stuhi të forta ere. Me vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të mbeten edhe vendet e Europës Juglindore. Për sa i përket Mesdheut dhe Ballkanit masat ajrore të ftohta dhe të thata që vijnë nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë rajonin. Ndërsa Europa Lindore, Qendrore dhe Jugore do të dominohen nga kthjellimet gjatë gjithë ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Norvegjia alarmon reshje shiu e dëbore si dhe stuhi të forta ere - Mesdheu do të përfshihet nga temperatura të ulëta - Ishujt Britanik rrezikojnë për shira të konsiderueshëm a.y/NOA

KOMENTE