English

Pasqyra e shtypit, 16 tetor 2011

Tiranë, 16 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 16 tetor 2011.

Gazeta "Panorama" ka si argument kryesor në faqen e parë: "Flet nga qelia/Lul Berisha: Politika dhe krimet e bandës”, i cili pasqyron një intervistë të personazhit të njohur të kronikës së zezë. Disa titujt tjerë janë: Topi: Fishta do fyhej nga gjuha e Topallit. Kryetarja: Ai është Haxhi Qamil”, “Valbona Selimllari: Nuk jam e lindur për prezantim”, “Banka Botërore: Jo para, por bono për ish pronarët. Shoqata: Jemi kundër”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Topi: Spikere mëso shqip. Topalli: Je Haxhi Qamil”, i cili flet për përplasjen Presidencë-Kuvend. Disa tituj të tjerë janë; “Lezhë, arrestohet ish-kreu i PD, asnjë dokument fals në trupin e viktimës”, “Preç Zogaj: Shpjegimi për dashurinë mes PD dhe Dritëroit”.

Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor: "Qeveria, 5 HEC zyrtarit të LSI”, i cili flet për tenderët. Argumente të tjerë të ditës: "Topai dhe Topalli luftë pa dorashka, replika për shqipen”, “Struktura e re, hiqen drejtorët, kaos në administratën publike”, “Ngjela: Topi po merr aksione në bursën politike”.

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin: "Bamir Topi fyen veriun. Gjuha e tyre si duket shqipe”, i cili flet për deklaratat e bëra dje nga kreu i shtetit. Po për ketë argument është dhe titulli tjetër; “Shkodranët në kor: O Bamir, o tradhtar, di përjashta o zagar”. Disa tituj të tjerë janë; “Universitete nisin aplikimet për part-time, procedurat”, “Autorbusët, urdhri i Bashës: Urbanët e Tiranës nga ora 05:00-24:00”

"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Sherr Topai-Topalli. Presidenti: Jozefina s’di shqip”, i cii flet për përplasjen e djeshme mes dy institucioneve. Tituj të tjerë: "Simpoziumi në Kosovë, festohet ditëlindja e Enver Hoxhës”, “Lufta në gjykatë. I plagosuri: Njëri më vuri para si mburojë”, “Harasani: Përllumbi nga profesor, u bë shakator”.

Gazeta Mapo hapet me titullin kryesor: "Topi: Topalli sdi shqip. Topalli: Haxhi Qamil”, i cili flet për përplasjen e djeshme mes Presidencës dhe Kuvendit. Disa tituj të tjerë; Spartak Ngjela: Dashuria e fshehtë e djalit të Mehmetit me vajzën e ishgjeneralit”, “Linjat urbane, Bashkia: Heqja licence kush shkel oraret”, “Merr flakë depozita e karburantit në autostradë, plagosen tre persona”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE