English

Paul McCartney muaj mjalti në vilën e Mick Jagger

Mustique, 15 tetor 2011, NOA- Muajin e mjaltit Paul McCartney dhe gruaja e tij e re Nancy do e kalojnë në vilën e Mick Jagger, këngëtarit të Rolling Stones, vilë e cila ndodhet në Mustique dhe që e kanë marrë borxh. Sipas Sunday Mirror emri i shtëpisë buzë detit është Stargroves dhe çifti e ka marrë me qira për 10 mijë sterlina në javë. Paul tashmë 69 vjeç u martua me njujorkezen Nancy Shivell 51 vjeç të dielën e kaluar në Westminster. Pas muajit të mjaltit çifti do kthehet në New York për të festuar me miqtë e Nancy-t. a.y/NOA

KOMENTE