Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”: Topi fyeu Shkodrën, të kërkojë falje
English

Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”: Topi fyeu Shkodrën, të kërkojë falje

Shkodër, 16 tetor 2011, NOA- Qendra Kulturore e Shkodrës “Pjetër Gaci: ka reaguar pak më parë lidhur me deklaratat e Kreut të Shtetit, ndaj deklaratave të tij lidhur me gjuhën e Kryeparlamentares Jozefina Topalli. Në reagimin e saj kjo qendër kulturore shprehet se Presidenti Topi duhet tu kërkojë falje shkoranëce dhe Shkodrës, duke i konsideruar deklaratat e tij të turpshme. “Kërkojmë me force tërheqjen publikisht të deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, në të cilin penat e arta që Shkodra ka nxjerrë në shekuj stolisën gjuhën shqipe! Për 50 vjet rresht do horra të tjerë qe ti i dekoron "për kontribute të shquara" e i propozon për në majën e sistemit të drejtësisë, u përpoqën t'ia ndërrojnë gjuhën Shkodrës, dhe hynë deri në vorr për të zhduk deri edhe eshtrat e atyre që shkruan vargje të pavdekshme, por Shkodra është prapë aty, zonjë krenare për traditën”, thuhet në deklaratën e qendrës “Pjetër Gaci”

Reagim i Qendrës kulturore të Shkodrës “Pjeter Gaci” lidhur me deklaratat e Presidentit të Republikës, Bamir Topi bërë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës: Si qytetarë të Shkodrës , si përfaqësues të traditës e kulturës shkodrane, shprehim indinjatën e thellë për konsideratat e turpshme e aspak të denja për një drejtues institucioni e aq më pak për Kreun e Shtetit! Dje Shkodra priste Presidentin e Republikës por u fye nga Presidenti i Bulevardit! T'i kërkojë falje Shkodrës dhe shkodranëve, pa votat dhe mbështetjen e të cilëve nuk do të ishte atje ku është! Mbështetjen, votën dhe besimin e Shkodrës anti-komuniste dhe të qindra mijëra demokratëve e shpërdorove paturpësisht për katër vjet, dhe e hodhe me dorën tende kundër tyre me 8 maj! Kërkojmë me force tërheqjen publikisht të deklaratave fyese ndaj dialektit shkodran, në të cilin penat e arta që Shkodra ka nxjerrë në shekuj stolisën gjuhën shqipe! Për 50 vjet rresht do horra të tjerë qe ti i dekoron "për kontribute të shquara" e i propozon për në majën e sistemit të drejtësisë, u përpoqën t'ia ndërrojnë gjuhën Shkodrës, dhe hynë deri në vorr për të zhduk deri edhe eshtrat e atyre që shkruan vargje të pavdekshme, por Shkodra është prapë aty, zonjë krenare për traditën, kulturën e qytetërimin perëndimor që e ka në gen, e që as horrat, as hetuesit e prokurorët e as spiunët e Sigurimit të Shtetit nuk e zbehin dot! Gjithsesi po ta nisim prej Shkodre nji amanet të Gjergj Fishtës që do e ketë shkrujt për do si puna jote në kohë të vet në vitin 1907: "...Pra, sot për sot s'jane tue pas nga, Me u hutue me shkrimet tona, Të cilat s'pjellin napoljona, E as nuk bahen, besa, shkalle, Për me u ngjite ku bahet palle..." a.y/NOA

Në foto: Presidenti Bamir Topi

KOMENTE
  • Jesy Rheiner15:05 - 16 Tetor 2011
    jam plotesisht dakort me komentin e Encos .........shkodranet e nderuar nuk i ka fyer presidenti i repuplikes por ky maskara sahanlepires qe u zgjodh nga PD dhe Berisha aty ku eshte tani dhe duket sikur po leshon gjuhen ngapak ngapak aq sa edvin halja ja lejon se me shume nuk mundet ky maskara ......po ctu besh keshtu jane sahanlepiresat si ky bastard qe me 8 maj votoi per edvin halen dhe megjithate ishte e kote edvin halja fare mire tani mund te shesin fara ose te rrije me peshore ne trotuar
  • Enco Grimaldi14:01 - 16 Tetor 2011
    Te nderuar dhe te dashur shkodran!Mos u fyeni se nuk u ka ofenduar presidenti,por Bamir Topi.Ky ka kohe qe e ka humbur statusin e presidentit.Per shume arsye,por do permend disa.U eshte kundervene atyre, qe e zgjodhen me sakrifica.D m th sipas tij keta nuk jane ne rregull,atehere para se ti shaje e tu kundervihet si politikan te gabuar e te paditur,duhet te jape doreheqje sepse eshte zgjedhur vetem nga keta njerz te gabuar e te fajshem,dhe i pavotuar nga asnje tjeter.Atehere si mund ta quaj veten te sakte e jo cyryk kur eshte i kasaj pale te gabuar,te cilen ai s e do dhe s e voton me. E dyta ne kete vend ku politika po ndeshet ne menyra te pashembullt dhe tepar te rrezikshme per vendin pa gjetur nje pike te perbashket midis tyre,lind pyetja.Po Presidenti c bene a ka tentuar ti pajtoj,apo te pakten ti afroj,te zbus politiken.Jo ai ka heshtur sikur ka jetuar ne ndonje hemisfer te padegjuar,mos te themi ka ngrohur duart ne zjarrin e politikaneve tane.Tani qe BE vendosi per te mos na pranuar ai flet duke shprehur gezim te madh per vete dhe shume fajesi per te tjeret.E pra ky nuk mund te quhet presidenti yne.Une per vete nuk mund ta quaj presidentin tim. Ndaj juve zoterinj u ka fyer rende i padituri,mendjemadhi,indiferenti,dembeli Bamir Topi.