English

Tunizi, protesta për një film vizatimor, fyhej Zoti

Tunizi, 16 tetor, NOA – Një film për fëmijë ka bërë që në Tunizi të ketë protesta. Besimtarët myslimanët kanë zbritur në shesh, pasi ata kundërshtojnë shfaqjen në televizion të filmit të animuar, “Persepolis”. Sipas tyre, në film është pasqaruar imazhi i Zotit, gjë që përbën një blasfemi për besimin mysliman.

Në Tripoli pati dhe përplasje, ndërsa policia ndërhyri për të kthyer qetësinë.

“Nuk ishim ne që e filluam dhunën, por u provokuam nga policia, që filloi të hidhte gaz lotsjellës,” thotë njeri nga protestuesit. Filmi, u transmetua në një kanal televiziv privat, Nesmma.

NOA

Foto: Skena e filmit “Persepolis” që cilësohet e papranueshme në Tunizi

KOMENTE