English

Zjarr i fuqishëm në një fabrikë dyshekësh në hyrje të Krujës

Krujë, 17 tetor 2011, NOA- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pak më parë një fabrikë dyshekësh 3-katëshe, në hyrje të qytetit të Krujës. Sipas të dhënave paraprake thuhet se flakët e zjarrit kanë marrë përmasa të mëdha dhe se janë shumë afër me disa banesa, duke ngjallur kështu frikë te banorët përreth. Ndonëse forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll zjarrin, ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij ndërsa nuk flitet për dëmtime në njerëz. a.y/NOA

KOMENTE