Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
500 fëmijë shfrytëzohen në Shqipëri
English

500 fëmijë shfrytëzohen në Shqipëri

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA - Sipas statistikave të dhëna nga rrjeti i shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, numërohen 500 të mitur që shesin apo lypin në rrugë. Por edhe ata që kanë qënë viktimë të trafikimit apo janë ndier në rrezik janë të shumtë. Të dhënat në këtë rast flasin për 1200 të strehuar për trajtimin në 8 qëndra rehabilituse. Zëvendësministret e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Prefekti i Tiranës dhe OJF-të, janë mbledhur sot në Ditën Europiane kundër Trafikimit të Njerëz, për përfshirjen e mekanizmave vendorë në mbrojtjen e fëmijëve dhe ndalimit të shfrytëzimit.

Drejtori belg për Migracionin dhe Azilin mbërriti në Tiranë për të shprehur shqetësimin në lidhje me shtimin e kërkesave për azil në Belgjikë prej shtetasve shqiptarë. Një shqetësim që ka ardhur pas muajit gusht dhe që më tepër se një kërkesë azili është parë si një mashtrim për qëllime përfitimi nga shtetasit aplikues. Burgaj shtoi se Policia e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e organizatorëve të kësaj skeme falsifikimesh, të cilët me anë të mashtrimeve përfitojnë shuma të caktuara parash nga personat që bien viktima të këtyre skemave për azile. a.q/NOA

KOMENTE