Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Alarmi i Belgjikës: Shqiptarët duan azil, abuzim me gjakmarrjen
English

Alarmi i Belgjikës: Shqiptarët duan azil, abuzim me gjakmarrjen

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Belgjika lëshon alarmin se jo gjithçka po shkon më së miri me liberalizimin e vizave në Shqipëri. Drejtori i Përgjithshëm i Emigracionit dhe Azilit në Belgjikë, Freddy Rosemont, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj ka theksuar se brenda një dite, në zyrat e aplikimit për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, ku shumica e azilkërkuesve janë nga zona e Shkodrës. “Çuditërisht numri i kërkesave për azil filloi në muajin gusht, e më pas shtohej gjatë muajit shtator, kur u regjistruan 44 kërkesa për azil. Ndërsa, muaji tetor na ka vënë para një problemi të madh. Numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor deri ditën e sotme llogaritet në 240 veta. E kam fjalën për personat e moshës madhore, pa përfshirë fëmijët. Nëqoftëse ky trend do të vazhdojë me këtë ritëm, mendojmë që ky muaj do të mbyllet me 300-400 azilkërkues nga Shqipëria”, tha zyrtari i lartë i qeverisë belge.

Ai ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar një fenomen të tillë pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta të rreme, sidomos kur bëhet fjalë për fenomenin e gjakmarrjes. “Ne shohim shpesh vërtetime me të njëjtën përmbajtje, por vetëm që u ndryshohen emra, me përkthime të bashkëlidhura në frëngjisht apo holandisht dhe çuditërisht përkthimi ka të njëjtën vulë dhe firmë origjinale të personit që ka lëshuar edhe dokumentin në shqip. Duke pasur parasysh këtë fenomen dhe numrin e madh të këtyre personave, në sytë të gjithë këta shtetas paraqesin dokumente mashtruese”, tha Rosemont. Ai tha se për shkak të fluksit, shumë familje përfshirë edhe ata që kanë foshnje, po flenë në qiell të hapur, për shkak se në qendrat e pritjes nuk ka më shtretër të lirë.

Pala shqiptare: Mos bini pre e mashtrimeve

Ndërkohë që Hysni Burgaj drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit deklaroi se do merren masa dhe u kërkoi shqiptarëve që të mos bien pre e mashtrimeve pasi në këtë mënyrë do të humbasin të drejtën për të hyrë në vendet Shengen.

Çfarë ndodh nëse refuzohet azili?

Çdo kërkesë azili do të trajtohet dhe shqyrtohet në mënyrë jashtëzakonisht shumë të shpejtë nga pikëpamja kohore dhe sigurisht, për azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria, përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është jo. Menjëherë pas marrjes së përgjigjes negative, ata janë të detyruar të largohen nga territori belg sa më shpejt të jetë e mundur. Ata do të kthehen në Shqipëri në mënyrë vullnetare, ose ndryshe do të kthehen forcërisht në vendlindjen e tyre, që do të thotë të shoqëruar me policë belgë. Deri në momentin e kthimit do të mbyllen në qendrat e mbyllura të posaçme për të tillë persona në rast nevoje.

a.q/NOA

KOMENTE