Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bilanc tragjik në minierë, 1 i vdekur, 7 të plagosur. Mblidhet Shtabi i Emergjencës
English

Bilanc tragjik në minierë, 1 i vdekur, 7 të plagosur. Mblidhet Shtabi i Emergjencës

Bulqizë, 18 tetor 2011, NOA Update – Bilanci tragjik i shpërthimit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës rreth një orë më parë që i mori jetën minatorit Naim Shyti dhe plagosi shtatë të tjerë ka bërë që ministri i Energjitikës, Nasip Naço të mbledhë urgjentisht Shtabin e Emergjencës për të diskutuar rreth shkaqeve të shpërthimit. Shpërthimi i hidrogjenit ndodhi në nivelin e 17-të të pusit nr. 2 të minierës së Bulqizës, ndërkohë që minatorët kishin hyrë për të nisur punën. Ndërkohë është nxjerrë fatmirësisht gjallë nga miniera njëri prej minatorëve Astrit Çupi, i cili arriti të shpëtojë falë ndërhyrjes së forcave të emergjencës civile. Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave pranë METE-s, reagoi pas shpërthimit të rëndë duke thënë se në nivelin e 17-të të minierës po kryheshin punime dhe sipas ekspertëve shpërthimi i hidrogjenit ishte i paparashikuar. Ndërkohë shtatë minatorët e plagosur rëndë gjatë shpërthimit në minierë, të cilët janë transferuar me helikopter për t’u mjekuar në Spitalin Ushtarak janë Hajri Koçi, Bastri Toska, Zaim Përkola e Xhelal Ruçi, Luan Lila dhe Gëzim Lami. Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ndodhi kur ekspertët e RISHM-it kishin paraparë si vende të rrezikshme në minierë disa prej galerive, kur përgjatë një muaji nga korriku deri në gusht u ngujuan në grevë urie dhjetra minatorë që kërkonin investime në minierë nga ACR dhe krijimin e kushteve të sigurisë në punë. Vijon... mit/NOA

KOMENTE