English

Rama: Historitë e suksesit duan vite

Tiranë, 18 tetor 2011, NOA- Kryetari i selisë rozë Edi Rama i pranishëm në Akademinë Politike të Partisë Socialiste u shpreh se historitë e suksesit duan vite të tëra punë, madje dekada. “Për të bërë historitë e suksesit duhen vite e dekada, për popullin për grupe shoqërore për njerëz që synojnë kufijtë e bashkëjetesës. Besoj se puna e bërë nga Akademia Politike është një parathënie ku brenda saj ka shumë e shumë kapituj dhe ku ne të gjithë jemi bashkautorë. Sfida është jashtëzakonisht tërheqëse dhe rruga e kësaj akademie është mjaft tërheqëse”, u shpreh Rama. Në vijim ai falënderoi të gjithë ata që që morën pjesë në akdemi dhe kryesisht ata që nuk u kualifikuan duke i ftuar që të provojnë sërish. Në përfundim të fjalës së tij ai shpërndau diplomat për pjesëmarrësit në Akademinë Politike të Partisë Socialiste. a.y/NOA

Në foto: Kryetari i PS Edi Rama

KOMENTE