English

Rikthehet Ngjela: Saliu nuk do reformë

Tiranë, 18 Tetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj NOA – Kryetari i PLD, Spartak Ngjela është rikthyer pas një mungese në gjirin e opozitës me deklaratat publike, duke akuzuar sot kryeministrin se nuk është i interesuar për të pasur një reformë zgjedhore. Zyra për shtyp e Partisë Socialiste e prezantoi z.Ngjela sot si kryetar të PLD por jo si zëdhënës të Opozitës së Bashkuar. Gjatë daljes para mediave, z.Ngjela tha: “E konceptuam gjendjen si të rëndë. Saliu nuk do reformë. Por edhe ne duhet të tregohemi të fortë. Ai i ka manipuluar zgjedhjet dhe tani kërkon që nëpërmjet këtij petku manipulues të vazhdojë”. Duke treguar planet e opozitës, z.Ngjela tha se “ne do t’i paraqesim opinionit publik platformën tonë, të gjitha aspektet edhe arbitrin, edhe identitetin e individit që të votojë i kontrolluar elektronikisht, edhe administrimin, edhe probleme të tjera që dalin nga drejtimi KQZ ose një formë tjetër”. Kurse më tej kujtoi “sidomos problemin e arbitrit e pamë me një sy të veçantë” dhe shtoi: “Në vitin 2009 ju ishit me dyshim për manipulimin kur ne kërkuam kutitë. Në 2011 ja provoi gjithë botës që ai i manipulon zgjedhjet. Tani do që të mos ketë garanci për zgjedhjet, do ta shikojmë si do eci më tej. Kështu nuk hyhet në Europë”. e.t/NOA

KOMENTE
  • Ekonomisti21:40 - 18 Tetor 2011
    ".....keshtu nuk hyet ne Europe." Shume e drejte. Nese plotesojme kushtet e Europes, - hyjme ne Europe. Nese plotesojme kushtet e P.S.-se, - hyjme ne P.S. !