Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrjeti i bankës Societe Generale Albania zgjerohet dhe në Fushë Krujë
English

Rrjeti i bankës Societe Generale Albania zgjerohet dhe në Fushë Krujë

Fushë Krujë, 18 Tetor 2011 NOA – Një degë e re është hapur sot nga Banka Societe Generale Albania në qytetin e Fushë Krujës, duke zgjeruar rrjetin e bankës prestigjioze ndërkombëtare në Shqipëri. Burime zyrtare nga kjo bankë bënë të ditur se dega do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare, të cilat do të përmbushin nevojat personale dhe profesionale të klientelës së saj. Me rastin e hapjes së kësaj dege, u organizua një ceremoni në mjediset e degës me pjesëmarrjen e shumë biznesmenëve të zonës, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe vendor. Pas fjalës së mbajtur për këtë rast nga ana e Drejtorit te Përgjithshëm të bankës, z. Hubert de Saint Jean, të pranishmit morën pjesë në një koktej të organizuar në nderin e tyre. Kokteji u shoqërua edhe me muzikë klasike të performuar nga instrumentistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Societe Generale Albania ka një rrjet të gjerë degësh në të gjithë Shqipërinë, me qëllim për të ofruar një shërbim të personalizuar për të gjithë klientët e saj. Societe Generale Albania është pjesë e një prej grupeve financiare më të mëdha në Euro-zonë “Societe Generale Group”. Banka u shërben klientëve të saj nëpërmjet 42 degëve në të gjithë Shqipërinë. Societe Generale Albania ofron shërbime të personalizuar për të gjithë klientët e sektorëve të ekonomisë, duke kapitalizuar në këtë mënyrë ekspertizën mbarëbotërore të grupit në investime bankare dhe në të gjitha fushat e tjera të tregun financiar. e.t/NOA

KOMENTE