Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atentatet terroriste, kundërpërgjigjet Turqia
English

Atentatet terroriste, kundërpërgjigjet Turqia

Ankara, 19 tetor 2011, NOA Update – Turqia është kundërpërgjigjur pas atentateve terroriste të Partisë Popullore të Kurdistanit që shënuan vrasjen e 26 personave pjesëtarë të forcave turke të sigurisë dhe plagosjen 20 të tjerëve. Avionë turkë bombarduan sot bazat e rebelëve të Pkk në veri të Irakut. Televizioni turk Ntv bën me dije se bombardimi i bazave ku fshihen liderët e lëvizjes terroriste po zhvillohet me intervale që prej muajit gusht. Avionët luftarakë turkë fluturuan nga baza e Diyarbakir, ndërkohë që trupat ushtarake këmbësore që u vunë në ndjekje të terroristëve kurdë kaluan kufirin e Irakut për mëse katër kilometra. Bilanci i viktimave nga sulmet e mbrëmshme të terroristëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ka mbërritur në 26 persona. Terroristët kurdë sulmuan mbrëmë disa ndërtesa ushtarake dhe policore në distriktin Cukurca që ndodhet në qendër të Hakkarit, një provincë në juglindje të Turqisë. Atentatet terroriste bënë që kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan të anullojë udhëtimin përdrejt Kazakistanit, ku do të shkonte për një vizitë zyrtare. a.q/NOA

KOMENTE