English

Balsamos gruan e tij të vdekur se nuk jeton dot pa të

Vietnam, 19 Tetor 2011 NOA – Shumë njerëz kur u ndahet nga jeta një person i shtrenjtë, e përjetojnë keq, në shkallë të ndryshme, humbjen, shpesh të pazëvendësueshme. Një mënyrë të veçantë përjetimi ka pasur një burrë në Vietnam, i cili sikundër shihni dhe në foto, ka vendosur të mos i ndahet kurrë gruas që humbi, duke e balsamosur atë. Ngjarja ka ngjallur shok në tërë botën pasi është mësuar dhe 57-vjeçari Van Le, është bërë protagonist i rrëfimit në disa televizione ndërkombëtare. Van Le tregon se e humbi gruan e tij para tre vjetësh, por siç thotë, kurrë nuk donte ta pranonte se ajo kishte vdekur. Ndaj i shkoi në mendje dhe e vuri në jetë. Balsamosi gruan e tij dhe e vuri në dhomën e ndenjes së shtëpisë, pikërisht në krevatin ku dikur flinin si bashkëshortë. Për më tepër, në këtë situatë është përfshirë dhe djali i tyre i cili detyrohet çdo ditë të shohë të ëmën e vdekur, të balsamosur. Autoritetet lokale thonë se e dijnë fare mirë rastin, por ngrenë duart duke thënë se s’kanë çfarë të bëjnë. r.b/NOA

KOMENTE