English

Greqi, 25 të plagosur nga manifestimet

Athinë, 19 tetor 2011, NOA- Policia greke bëri me dije pasditen e sotme një bilanc të parë të manifestimeve të ndodhura në qendër të Athinës, të cilat u transformuan në një fushë beteje e aksioni i të rinjve. Aktualisht sipas policisë helene thuhet se 15 janë të plagosurit në radhët e policëve dhe 10 në radhët e manifestuesve. Ndërkaq janë shoqëruar në polici 15 vetë dhe janë arrestuar 10. Një grup i rinjsh të mbuluar me kapuç i vuri zjarrin një ndërtese në qendër të Athinës në rrugën Akademias, pak metra larg sheshit Syntagma. a.y/NOA

KOMENTE