English

KLD binjakëzohet me simotrën italiane

Romë, 19 tetor 2011, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë dhe ai i Italisë kanë nisur binjakëzimin, duke i hapur rrugë një bashkëpunimi më të mirë. Një delegacion i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kryesuar nga zv.kryetari Kreshnik Spahiu ka mbërritur në Romë me ftesë të homologëve të Këshillit të Lartë te Drejtësisë. Delegacioni u prit nga autoritetet më të larta të shtetit Italian, Prokurori i Përgjithshëm Vitaliano Esposito, Kryetari i Gjykatës së Larte Ernesto Lupo si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.Sipas njoftimit zyrtar të KLD-së, në të gjitha delegacioni ka marrë vlerësime për punën e kryer gjatë katër viteve te fundit. Gjithashtu në takimet e kryera u diskutua mbi Progres Raportin e Komisionit Europian për vitin 2011. Në raport thuhej se KLD njohu progres dhe përmirësime tëe ndjeshme nga të gjithe faktorët e përfshirë në punën e tij. Në përfundim të takimeve u zhvillua një ceremoni e posaçme për binjakëzimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Shqiptare me Këshillin e Lartë ë Drejtësisë Italiane. a.q/NOA

KOMENTE