English

Lumturimi i Nënë Terezës, Basha me misionaret

Tiranë,19 tetor 2011, NOA - Në tetë vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri i Misionareve të Nënë Terezës. Kjo ditë përkon dhe me 20 vjetorin e nisjes së punës së motrave të Nënë Terezës në Shqipëri. Basha e ka konsideruar frymëzim për gjithë njerëzimin veprën e bamirëses me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi. Duke sjellë në vëmendje vizitën e tij në Kalkuta në vitin 2008, Basha tha se misioni i Nënë Terezës, roli dhe kontributi që po japin sot në mbarë botën misionaret e saj, është i jashtëzakonshëm dhe motiv i fortë për çdo njeri për të përcjelle sa më shumë dashuri tek ata që janë të sëmurë, të moshuar, femijë apo në pamundësi ekonomike. Basha ka vizituar shtëpinë e misionareve të Nënë Terezës ku u jepet ndihmë dhe strehim 40 të moshuarave të braktisuara apo me aftësi të kufizuara si dhe është njohur me punën që misionaret bëjnë në këtë qendër dhe në 5 qendrat e tjera në mbarë vendin. Kryebashkiaku shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar me urdhrin e Misionareve të Nënë Terezes e cila ka dy shtëpi të hapura në Tiranë. a.q/NOA

KOMENTE
  • Inshe16:14 - 19 Tetor 2011
    :)