English

Shia LaBeouf rrihet në mes të rrugës

Kanada, 19 tetor NOA - Problemet me alkoolin dhe drogën kanë qenë gjithmonë pika e dobët e tij, ku si rrjedhojë Shia LaBeouf ka përfunduar sërish në telashe. Aktroi protagonist i “Transformers”, faktikisht, ishte po i tillë në një sherr jashtë ambienteve të një lokali në Vancouver. Në videon e cila është lançuar nga siti TMZ, shihet një mashkull tjetër i cili e ka zënë aktorin me shkelma e grushta, madje duke e shtrirë dhe në tokë. Për tu theksuar se motivet e kësaj grindjeje ende nuk janë bërë të ditura. Aktori nuk e gjen veten për herë të parë në një situatë të tillë,pasi dhe në muajin shkurt ishte në qendër të një sherri tjetër, i cili ka ndodhur në Los Anxhelos në Mad Bull’s Tavern. Në këtë situatë erdhën dhe agjentët e policisë, por nuk e arrestuan Shian pasi askush nuk e kishte denoncuar aktorin. r.b/NOA

KOMENTE