English

Shpërthimi, Berisha: Aksident tragjik

Tiranë, 19 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha vizitoi sot, minatorët e plagosur dje, në minierën e Bulqizës, që ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit të Spitalit Amerikan, në Tiranë. Kryeministri Berisha, pasi u njoh nga shefi i reanimacionit për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i uroi shërim të shpejtë. Kryeministri siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë të tyre.

“Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik , - u shpreh Kryeministri Berisha - dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar”. a.q/NOA

KOMENTE