English

Tritol makinës së kryeplakut të Lekbibaj

Tropojë, 19 tetor 2011, NOA – Hidhet në erë automjeti personal i kryeplakut të fshatit Markaj të komunës Lekbibaj në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme ku makina e kryeplakut të fshatit Markaj Lulash Marku ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Makina tip kamionçine ka qenë e parkuar në momentin e shpërthimit duke dëmtuar edhe një automjet tjetër. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. a.q/NOA

KOMENTE