Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha sulmon Topin: Aleanca e “plehut” nuk do ligje
English

Berisha sulmon Topin: Aleanca e “plehut” nuk do ligje

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Për herë të parë që pas kthimit të ligjit për mbetjet urbane, kryeministri Berisha ka sulmuar drejtpërdrejt presidentin Bamir Topi. Ndërsa foli për situatën e rëndë të mjedisit në vend, kreu i qeverisë e ka cilësuar presidentin si përfaqësuës të “Aleancës së Plehut”. “Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira. Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit dhe i garantoj mjedisorët se unë jam njëri prej tyre, por jo antiglobal”, tha Berisha disa ditë pasi presidenti nuk dekretoi projektligjin e qeverisë “Për mbetjet Urbane”. Topi argumentoi se ky propozim kishte mangësi ligjore dhe kishte nevojë për rishikim. Vendimi i presidentit solli reagimin fillimisht të ministrisë së mjedisit, e cila e akuzoi presidenti se kishte marrë një vendim politik. Ndërsa, sot mbërriti qëndrimi zyrtar i kryeministrit Berisha, i cili nuk fshehu pakënaqësinë ndaj vendimit të presidentit Topi, dikur ish kryetar i grupit kuvendor demokrat për një prej projektligjeve, me rëndësi për qeverinë. a.q/NOA

KOMENTE