Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hollande, Kandidati normal pas stuhisë Sarkozy
English

Hollande, Kandidati normal pas stuhisë "Sarkozy"

Fitorja vendimtare e François Hollande në zgjedhjet paraprake të Partisë Socialiste shënon fillimin e numërimit mbrapsht për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2012

Nga "The Economist"

Një ish-lider partiak dhe një apartcik i kahershëm, z. Hollande siguroi 57 për qind të votave, krahasuar me 43 për qind për rivalin e tij Martine Aubrey, kryebashkiak i Lille-s. Kandidatura e tij u mbështet nga të katër kandidatët e mundur në raundin e parë dhe marzhi i fitores ishte i qartë, duke rritur shpresat e votuesve të majtë se ai do të jetë në gjendje të bashkojë partinë rreth kandidaturës së vet. Në një imazh shpjegues pas fitores, z Hollande përqafoi zj. Aubry dhe secilin nga kandidatët e mundur gjatë raundit të parë para turmave brohoritëse jashtë zyrave të Partisë Socialiste në Paris. Ishte një ekspoze e unitetit, e orkestruar me kujdes pas një fushate ku ishin shfaqur, jo vetëm ndryshime ideologjike, por edhe personale ndërmjet kandidatëve. Në krah të Hollande qëndronte i buzëqeshur Arnaud Montebourg, fushata proteksioniste e të cilit “për deglobalizim” i siguroi një 17 përqindësh surprizues dhe vendin e tretë në raundin e parë, por edhe Ségolène Royal, ish-partnerja e Hollande dhe nëna e katër fëmijëve të tyre, që zuri vendin e katërt me vetëm 7 për qind.

Në fund Hollande përfitoi nga kryesimi në sondazhe si favorit për të fituar kandidimin por edhe për të mundur Nicolas Sarkozy. Socialistët duket se janë të sigurt në mbështetjen e Hollande, një konsensus-kërkues instiktiv. Herën e fundit kur zj. Royal fitoi parapraket dhe u bë kandidatja presidenciale e socialistëve, partia ishte thellësisht e ndarë dhe ajo udhëhoqi një fushatë deri diku të vetmuar jashtë hierarkisë partiake. Kësaj here z. Hollande ka bërë thirrje për unitet dhe ka kërkuar ndihmën e rivalit të mundur. Ashtu si laburistët para zgjedhjeve të ’97-ës në Britani, socialistët francezë duket se janë mbingopur me humbje zgjedhjesh, saqë ata do të bëjnë çfarë është e mundur për t’i fituar. Hera e fundit që fituan ka qenë viti 1988.

Megjithëse anketimet sugjerojnë se Hollande do ta mundte Sarkozy-në pa problem nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, përpara ka mjaft pengesa. Njëra është fakti se Hollande tani duhet të përpiqet të pajtojë krahun e majtë të partisë të përfaqësuar nga Montebourg-u me mesin social-demokrat. Ai ka nevojë për majtistët, qoftë edhe vetëm sa për të mbajtur larg Partisë kërcënimin e së majtës ekstreme. Hollande gjithashtu duhet të bëjë për vete qendrën nëse do që të marrë votues të zhgënjyer me Sarkozy-në. Kjo do të thotë pak gjimnastikë të ndërlikuar politike dhe do ta ekspozojë ndaj akuzave për inkoherencë, së cilës e djathta ka filluar ndërkohë t’i mëshojë. Përgjatë fushatës paraprake ai foli, sikur donte të mos dëgjohej, për një reduktim ambicioz të deficitit dhe krijimin e 70 mijë vende të reja pune për mësuesit.

Sarkozy që nuk e ka shpallur ende kandidaturën, ka munguar pothuajse krejtësisht nga valët mediatike gjatë muajve të fundit. Kur ta hedhë zyrtarisht dorashkën, hendeku i sondazheve ndërmjet të dyve mund të ngushtohet, jo vetëm se Presidenti di të bëjë fushatë të pakrahasueshme. Sarkozy, padyshim do ta bëjë të madhe mungesën e përvojës së Hollande, i cili nuk ka pasur kurrë një post ministror. Hollande do të tregojë borxhin në rritje dhe deficitet gjatë presidencës së Sarkozy. Në fund zgjedhja do të jetë vetëm pjesërisht politike: do të jetë gjithashtu ndërmjet një personaliteti të madh e hiperaktiv me përvojë, por me rezultate të përziera dhe një alternativë pa sharm, i cili e ndërton fushatën si kandidati ‘normal’. Pas stuhisë ‘Sarkozy’, ndoshta votuesit duan pikërisht këtë.

KOMENTE