English

Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, përtej miqësisë

Los Anxhelos, 20 tetor NOA - Nuk është vetëm një miqësi që ka zgjatur përjetësisht, por dhe një tërheqje fatale. Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston takohen pothuajse çdo të shtunë në mëngjes dhe duhet thënë se e adhurojnë njëri-tjetrin, deri në atë pikë saqë shkëmbejnë përqafime të herë pas hershme. Ka qenë vetë aktorja bionde që ka rrëfyer diçka të tillë në një intervistë për revistën Elle “Women in Hollywood”. “Gjithmonë mendoj se me të kaloj momente të bukura por shumë shpesh ndodh që të shtunave të përfundojmë duke përqafuar njëra-tjetrën”, - kanë qenë fjalët e aktores së buzëqeshur Reese. Të dyja janë paraqitur tepër entuziaste, të qeta dhe në qiellin e shtatë përpara blicit të aparateve në Four Seasons HotelLos Angeles, së bashku me personazhe të tjerë të famshëm si Barbra Streisand, Viola Davis, Michelle Pfeiffer, Evan Rachel Wood, Naomi Watts dhe Freida Pinto. r.b/NOA

KOMENTE