English

Rrëzohet një kat i shtuar pa leje te një pallat ekzistues në lagjen “Arbëria”

Prishtinë, 20 Tetor 2011 NOA – Inspektorati i Ndërtimit të Komunës së Prishtinës, bëri sot rrënimin e plotë të një kati pa leje të një objekti ekzistues, pallat trekatësh privat në lagjen "Arbëria", rruga “Selim Berisha”, afër rreth-rrotullimit. Rrënimi i këtij ndërtimi ka pasuar pas përfundimit të procedurave parapara ligjore, dhe është kryer nga kompania e kontraktuar nga komuna, në asistencë të Policisë së Kosovës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Po ashtu edhe sot, inspektorati komunal ka vazhduar me lirimin e hapësirave publike në rrugën “Agim Ramadani” përreth objekteve kolektive duke rrënuar shtojca, anekse, rrethoja etj. Rrënime të ndërtime pa leje dhe lirim të hapësirave publike do të ketë edhe nesër dhe gjatë tërë javës së ardhshme. a.b/NOA

KOMENTE