Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Dhuna në veri nuk i shërben askujt
English

Thaçi: Dhuna në veri nuk i shërben askujt

Prishtinë, 20 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ditën e sotme lidhur me operacionin për largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugëve në veri. “Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në pjesën veriore të Kosovës për qetësi, për bashkëpunim të plotë, sepse këto angazhime janë në interes të vetë qytetarëve të asaj pjese të territorit të Kosovës, në interes të hapjes së perspektivës zhvillimore, jetës së qetë, të sigurt, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së investimeve të gjithanshme institucionale në veri”, shprehet kreu i qeverisë kosovare. Më tej ai vlerësoi lartë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që në kuadër të mandatit të tyre, po përmbushin angazhimet për vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pjesën veriore të vendit. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Thaçi dënon dhunën e ushtruar mbi ushtarët e forcës paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e pjesëtarëve të strukturave kriminale në veri, dhe shton se tejkalimi i dhunës nuk është në interes të askujt. a.y/NOA

KOMENTE