Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli- Sanino: Integrimi europian, objektiv kombëtar
English

Topalli- Sanino: Integrimi europian, objektiv kombëtar

Tiranë, 20 tetor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino. Gjatë takimit Kryetarja e Kuvendit theksoi se: “Progres-raporti dhe ligjet e integrimit do të jenë gjithmonë në rend të ditës së parlamentit. Si Kryetare e Kuvendit, ndihem keq që bllokimi dhe bojkoti, ashtu si mosvotimi i ligjeve të axhendës europiane nga opozita dëmtuan Shqipërinë”. Megjithatë, ajo theksoi se ndihet mirë që mazhoranca ka përsëritur gjithmonë ofertën ndaj opozitës për të nisur nga puna për 53 rekomandimet e raportit të ODIHR për reformën zgjedhore. Më tej Topalli tha se në parlament janë votuar 400 ligje e reforma, ndërsa nënvizoi faktin se Shqipëria ka një klimë optimiste ekonomike me rritje ekonomike, me rrije të eksporteve dhe investimeve, ndonëse e rrethuar nga një krizë globale ekonomike. Nga ana e tij Sanino tha se, “Shqipëria është vendi që ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i rajonit në këto 20 vjet. Shqipëria është një faktor stabiliteti në rajon dhe perspektiva europiane ka gjeneruar progres të dukshëm”. Sanino theksoi se integrimi europian duhet të jetë një objektiv kombëtar dhe të gjitha forcat politike duhet të punojnë në këtë drejtim, duke shprehur mbështetjen e KE në këtë rrugë. a.y/NOA

Në foto: Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino

KOMENTE