Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedi në Adriatik, përplaset trageti me anijen turke, 3 të vdekur, 5 të zhdukur
English

Tragjedi në Adriatik, përplaset trageti me anijen turke, 3 të vdekur, 5 të zhdukur

Durrës, 20 tetor 2011, NOA – Në ujërat ndërkombëtare 25 milje larg portit të Durrësit natën e shkuar është përplasur një traget i linjës Bari-Durrës me anijen tregtare turke “Reina 1”, e cila është fundosur duke shënuar deri më tani një bilanc prej tre viktimash dhe pesë të zhdukurish. Kapiteni i Portit të Durrësit Edmond Doraci konfirmoi se tragjedisë i kanë mbijetuar dy pjesëtarë të ekuipazhit turk të anijes, Ahmet Secik e Ahmet Bau, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Pesë personat e zhdukur dhe viktimat i përkasin anijes turke që sipas të dhënave nga të shpëtuarit kishte në bordin e saj një ekuipazh prej dhjetë personash, të tërë turq. Tragjedia detare jo shumë larg brigjeve shqiptare të Adriatikut ndodhi rreth orës 1 pas mesnatës së shkuar. Anija tregtare turke “Reina 1” ishte nisur nga Rusia përdrejt Malit të Zi kur në ujërat ndërkombëtare është përplasur në mënyrë fatale me tragetin e linjës Bari-Durrës duke u mbytur tërësisht. Autoritetet e Portit të Durrësit dhe Prefekturës nën drejtimin e prefektit Genci Alizoti kanë nisur një operacion intensiv për gjetjen e të zhdukurve në det. Në ndihmë të operacionit të shpëtimit janë vënë anija ushtarake “Iliria” e Durrësit dhe katër motovedeta, të cilat kanë dalë në det të hapur dhe po kërkojnë të zhdukurit në det. Sipas kapitenerisë së Durrësit të dyja anijet kanë qenë me flamurin shqiptar. Trageti i linjës Bari-Durrës me të cilën u përplas anija tregtare turke “Reina 1” kishte në bord mëse 200 pasagjerë. Trageti i ka shpëtuar tragjedisë dhe i ka dhënë ndihmën e parë ekuipazhit turk të anijes së fundosur. Deri më tani po punohet për gjetjen e të zhdukurve dhe ende nuk dihen cilat janë shkaqet e tragjedisë. mit/NOA

KOMENTE
  • Gabriel Prence15:01 - 20 Tetor 2011
    Sa keq..