Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia në Adriatik, nis operacioni i kërkimit nga ajri
English

Tragjedia në Adriatik, nis operacioni i kërkimit nga ajri

Durrës, 20 tetor 2011, NOA / Irma Toptani Update - Pak orë pas tragjedisë së ndodhur mëse 20 milje larg brigjeve shqiptare të Durrësit ka nisur në Adriatik operacioni i kërkimit të të zhdukurve me helikopterë nga ajri. Bilanci i tragjedisë në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut, e shënuar në orën 1.00 pas mesnatës së të mërkurës, gjatë përplasjes së tragetit “Ankara” të linjës Durrës - Bari dhe anijes tregtare turke “Reina 1” regjistroi tre të vdekur deri më tani dhe pesë të zhdukur, ndërkohë që dy pjesëtarë të ekuipazhit të anijes turke mbijetuan. Përplasja mes tragetit “Ankara” dhe anijes së vogël turke “Reina” rezultoi fatal për anijen turke, e cila u fundos tërësisht pas përplasjes së fortë në det të hapur. Deri më tani i kanë mbijetuar tragjedisë dy marinarët e turq 51-vjeçari Ahmed Seçik dhe 38-vjeçari Ahmed Bau, të cilët ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë, dy të mbijetuarit duke rrëfyer mbi momentin tragjik të fundosjes së anijes turke thonë se ishte trageti “Ankara” që u përplas me anijen e vogël turke. Sipas tyre gjithçka ndodhi në vetëm dy minuta, kur dy të mbijetuarit arritën t’i shpëtonin mbytjes, ndërsa për të tjerët fati ishte tragjik. Trupat e pesë marinarëve të tjerë të ekuipazhit turk ende nuk po gjenden në det të hapur. Tashmë vijon operacioni i gjetjes së të zhdukurve me helikopterë nga ajri për shkak se deti është me dallgë që e bëjnë të pamundur zbulimin e trupave, të cilët mendohet se janë shtyrë më larg zonës së tragjedisë. Janë dy helikopterë që po kërkojnë mbi Adriatik për marinarët e zhdukur, ndërkohë që në ujërat e Adriatikut e mbështetin operacionit e kërkimit katër motovedeta dhe anija ushtarake “Iliria”. Anija tregtare turke “Reina 1” ishte nisur nga Rusia përdrejt Malit të Zi kur në orën 1.00 të mesnatës u përplas me tragetin “Ankara” të linjës DurrësBari, e cila kishte në bord 196 pasagjerë. Përplasja rezultoi fatale vetëm për anijen e vogël turke, ndërsa trageti me pasagjerë nuk ka pësuar dëme. mit/NOA

KOMENTE
  • Anri Milan10:19 - 20 Tetor 2011
    OMG