English

Vietnam, qeveria i ndalon punonjësve ta luajnë golf: I shpërqendron nga puna

Vietnam, 20 tetor NOA - Ministri i Transportit në Vietnam, Dinh La Thang, i ka ndaluar të gjithë punonjësve të tij të luajnë sportin e golfit, duke pohuar se ky sport i shpërqendron shumë nga puna e tyre. Në një komunikatë zyrtare të shpërndarë në ueb, ministri ka bërë të ditur se performanca e disa punëtorëve ka rënë ndjeshëm dhe kjo pasi kalojnë më shu7më kohë duke praktikuar golfin. Ky rregull i ri, i takon sidomos atyre punonjësve që kanë poste të ngritura dhe me tepër rendësi. Golfi është kthyer në sportin më popullor në klasën e mesme vietnameze dhe funksionarët e partisë komuniste e praktikojnë atë shumë shpesh. Në të gjithë vendin janë ndërtuar me dhjetëra fusha golfi. r.b/NOA

KOMENTE